TIRANË

Debate për etikën e përdorur nga deputetët në parlament që kanë sjellë të tjera debate. Një prej tyre ishte për deklaratën e thënë më herët nga deputeti i PD Agron Gjekmarkaj dhe shprehjen ‘harem politik’, për të cilën ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka kërkuar të kërkohet falje. Por nga ana tjetër Gjekmarkaj tha se e ka përdorur këtë shprehje si koncept politik dhe i ka kërkuar ministres të lexojë me shumë dhe të numërojë më pak para.

Nga ana tjetër Balluku tha se nëse në familjen e tij është normalitet kjo shprehje, do ta pranonte me kënaqësi.

Gjekmarkaj: Sigurisht që e kam pasur si koncept politik. Është një koncept që shfaqet që nga Epi i Gilgameshit dhe tek Iliada dhe Odisea dhe tek Dante ALigeri. Jo në kuptimin e haremit të mirëfilltë, të afiniteteve erotike dhe seksuale të sulltanëve, por si koncept politik.

(Balluku flet nga vendi)

Gjekmarkaj: Të lutem, foli Edi Ramës dhe kujt të duash me atë ton, mos më fol mua. Lexo më shumë! (ndërhyrje nga deputetët e maxhorancës) Pusho mor ti, derrkuc!

Nikolla: Zoti Gjekmarkaj mos vijoni me fyerje këtu në sallën e parlamentit.

Gjekmarkaj: Numëro më pak para dhe kupto çfarë është koncepti i haremit politik.

Nikolla: Sërish nuk kërkuat ndjesë dhe kjo është e trishtë.

Balluku: Zoti Gjekmarkaj, ju vetëm vërtetoni atë që unë thashë për ju. Pavarësisht se kolegia juaj kërkoi falje, po thoni që është një gjë normale, një metaforë normale. Në qoftë se është normalitet haremi, dhe ju duhet ta keni një grua në familje, është normale për ju tua quajnë harem. Në qoftë se ju e keni normalitet në familjen tuaj, atëherë do ta pranoj me kënaqësi.
Tabaku: Jam shumë dakord me znj. Balluku se jemi këtu në politikë për t’i dalë çdo gjëje jo se jemi gra. Mua më vjen znj. Balluku që mund të jem i vetmi njeri në parlament në 9 vite që s’kam përmendur asnjë person personalisht. Jam fyer nga vetëm se kam folur me shifra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb