Në kulimin e debateve për faktin nëse do të ketë ndryshime kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiç përmes një letre ka qetësuar qytetarët e saj. Mediat serbe kanë publikuar letrën e Vuçiçit ku ai mes të tjerash i fton qytetarët në Veri që të mos bien pre e provokimeve dhe mos të bëjnë reagime.

Në media u fol për një skenar të shpalosur nga eksponentë të Kishës Ortodokse në Kosovë, serbët po planifikonin të shpallnin autonominë e tyre të dielën më 5 gusht.

Vuçiç në letër thekson se Serbia është gati për të përmbushur detyrimin ndaj tyre dhe për të mbrojtur jetën dhe paqen e tyre, nëse është e nevojshme.

Letra e plotë e Vuçiçit:
Nesër më 4 gusht skadon afati të cilin Bashkimi Evropian ia ka dhënë institucioneve të përkohshme në Prishtinë që në bazë të marrëveshjes së Brukselit të përfundojnë themelimin e statutit të Asociacionit të komuna serbe.
Një ditë para skadimit të afatit të fundit për obligimet e Prishtinës për themelimin e AKS-së dhe në ditën e 1930 prej kur Prishtina ka marr këtë obligim, të gjitha , të gjitha paralajmërimet dhe dyshimet që unë kam shprehur gjatë gjithë kohës janë duke u konfirmuar. Prishtina as kësaj radhe nuk do e lëviz gishtin për ta formuar AKS-në.
Të dashur serbë, ju lutem mos bëni ndonjë gjë në këtë drejtim diçka që dikush në mesin e shqiptarëve ose pjesë të bashkësisë ndërkombëtare do të përdorin si justifikim për të ndërmarrë ndonjë veprim kundër jush.

Dhe pikërisht për këtë arsye, në këto ditë në krahinën tonë jugore, por edhe në disa vende të bashkësisë ndërkombëtare, dëgjohen fjalë më zë të lartë dhe në mënyrë të qartë shihen veprimet e atyre që në vend që të përmbushin detyrimet e tyre ndaj Serbisë dhe serbëve, e përdorin këtë periudhë për të përdorur popullin serb në Kosovë dhe Metohi, kërcënimet e përditshme dhe shpërndarja e organizuar e thashethemeve, sjellin trazira dhe frikë, duke kërkuar panik, me qëllim të nxitjes së mosbesimit në institucionet shtetërore të Serbisë, krijimit të një ndarjeje midis përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë dhe dobësimit të përgjithshëm të pozitës sonë në fazën e ndjeshme të negociatave.
Të dashur qytetarë, për këtë arsye, paqja është interesi ynë më i madh. Sfidat me të cilat ballafaqohemi na kërkojnë të jemi përtej mosmarrëveshjeve, manipulimeve dhe fushatave të dezinformatave të synuara.

Prandaj, ju nxis dhe ju ftoj të mos bini në ndonjë provokim, të reagoni në të gjitha sfidat e mundshme në mënyrë paqësore, të civilizuar dhe dinjitoze dhe ne do të angazhohemi t’ju sigurojmë me metoda politike sigurinë dhe të ardhmen në ato zona. Serbia është sot e gatshme që ta kryejë detyrën e vet ndaj jush dhe t’iu mbrojë jetët e juaja dhe paqen nëse kjo është e nevojshme. Derisa jam në krye të saj Serbia nuk do të lejojë që të organizohet dhunë ndaj serbëve dhe faltoreve të tyre, e as për përndjekjen e tyre. Nuk do të ketë “Stuhi” të reja në Kosovë e Metohi.
Paqja për Serbinë dhe popullin e saj është vlera më e lartë, përveç gjithçkaje që po përpiqemi të mbrojmë, përmes bisedave të vështira që po udhëheq me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Përveç nesh, të cilët jemi të angazhuar sinqerisht për këtë, ruajtja e paqes në krahinën tonë jugore është gjithashtu detyra parësore e misionit të KFOR-it dhe NATO-s, nga të cilat unë veçanërisht pres dhe kërkoj që paqja të mbrohet duke parandaluar çdo përpjekje të mundshme, qoftë me ndonjë pretekst, ta marrin nga ju hidrocentralin Gazivoda, ose ndonjë objekt tjetër kyç të infrastrukturës nga të cilat varet ekzistenca e juaj. Për hir të të ardhmes të gjithë Serbisë, do të vazhdojmë në mënyrë ekskluzive paqësore për të gjetur një kompromis dhe për të zgjedhur plotësisht marrëdhëniet në Kosovë dhe Metohi dhe nuk do të qëndrojmë derisa t’i japim popullit tonë në çdo mënyrë më shumë sesa kemi sot.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb