Deputetët e PD-së ka reaguar pas shfaqjes së flamuri kuqezi me yll në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë, ku kishte mijëra të rinj të Tiranës. Flamuri me yllin komunist u shfaq teksa do niste performanca e grupit “Asgjë sikur dielli”.

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj shkruan se shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme në një vend që ka vuajtur gjatë nën diktaturën e instaluar nga komunistët dhe vë theksin te dekomunistizimi që sipas tij është një proces që duhet marrë seriozisht dhe trajtuar me respektin që meriton një komb që ka vuajtur kaq shumë dhe gjatë diktaturën komuniste.

Deputetja e PD Dhurata Çupi Tyli shkruan se 30 vjet pas heqjes së yllit komunist nga flamuri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është rishfaqur gjigant atje ku nuk pritej, në festivalin i cili duhet te promovonte kudo simbolet kombëtare të shqiptarëve.

Sipas Çupit, organizatorët e festivalit detyrohen një shpjegim dhe një ndjesë. Ajo thekson se as Shqipëria, as rinia, as shoqëria nuk mund të ecin përpara me simbolet e së keqes dhe se ylli në flamurin e Shqipërisë është kthim mbrapa, jo modernizëm.

DHURATA ÇUPI TYLI: Një nga vendimet e para të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 22 Marsit 1992 ishte heqja e yllit komunist nga flamuri shtetëror i Republikës së Shqipërisë. 30 vjet më pas, ylli është rishfaqur gjigant atje ku nuk pritej, në festivalin e organizuar ne Tiranë, i cili duhet te promovonte kudo simbolet kombëtare të shqiptarëve. ??
Ndoshta mijëra të rinjtë që ishin atje për t’u argëtuar nuk e kanë vënë re detajin dhe ndoshta s’u bën as përshtypje, por organizatorët e festivalit na detyrohen një shpjegim dhe një ndjesë.

Shqipëria ka shumë nevojë të promovohet si një vend normal, ku performojnë artistë të mirënjohur, rinia ka shumë nevojë të ketë mundësi për argëtim, shoqëria e ka të domosdoshme të emancipohet. Por as Shqipëria, as rinia, as shoqëria nuk mund të ecin përpara me simbolet e së keqes. ?

Ylli në flamurin e Shqipërisë është kthim mbrapa, jo modernizëm. Është simbol i diktaturës më gjakatare të Europës që na la të izoluar, që vrau, ndëshkoi, internoi pa gjyq mijëra e mijëra shqiptarë. Është simboli i diktaturës që gjymtoi një shoqëri të tërë nga ana shpirtërore, intelektuale dhe psikologjike. Është simboli i vasalitetit të diktaturës së Enver Hoxhës ndaj Jugosllavisë, simboli i tradhtisë kombëtare të diktaturës komuniste ndaj Kosovës. Ylli në flamurin tonë kombëtar është përdhosje e sakrificës së mijëra e mijëra shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës që dhanë jetën për lirinë dhe për flamurin kuq e zi, pa yllin komunist.
Shqiptarët e meritojnë sot një shpjegim dhe një ndjesë. Jam e bindur se edhe Dua Lipa do të jetë ndier e turpëruar nga ylli komunist në këtë festival në Tiranë! ??

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

ENKELEJD ALIBEAJ: Mediat kanë publikuar sot shfaqjen e simboleve të komunizmit gjatë festivalit “Sunny Hill” në Tiranë. Është për të ardhur keq që asnjë nga organizatorët, përfshirë bashkinë e Tiranës dhe qeverinë nuk kanë reaguar ende për këtë akt të paprecedentë.

Shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme në një vend që ka vuajtur gjatë nën diktaturën e instaluar nga komunistët. Herë pas herë nostalgjikë dhe jo vetëm shfaqen me simbolet e diktaturës duke fyer kujtimin, vuajtjet dhe sakrificat e mijëra shqiptarëve.

Ndaj PD ka këmbëngulur gjithmonë se dekomunistizimi është një proces që duhet marrë seriozisht dhe trajtuar me respektin që meriton një komb që ka vuajtur kaq shumë dhe gjatë diktaturën komuniste.

Për këtë arsye ne depozituam në Kuvend projektligjin tonë që parashikon dhe çështjen e simboleve të diktaturës dhe do depozitojmë atë për lustracionin. Lustracioni dhe dekomunistizimi janë procese që ecin bashkë dhe të ndara nga njëra-tjetra ato nuk mund të funksionojnë.

Shoqëria shqiptarë ka nevojë për transparencë dhe seriozitet në trajtimin e një çështje që s’mund të jetë kurrsesi armë në duart e atyre që e përdorin për arsyet meskine të politikës së ditës.

Alibeaj Fb
Alibeaj Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb