Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke komentuar qëndrimin e disa nga përfaqësuesve të opozitës parlamentare, të cilët kanë shprehur mospëlqim për dy ndryshime në marrëveshjen për reformën zgjedhore, tha se Shqipëria nuk mund të ndërtohet nga diversantë.

Duka tha në ‘Real Story’ në ‘News24’ se ndonëse dy partitë e mëdha flasin për lista të hapura, firmosin marrëveshjen të vetme. Ndërkohë, kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se kryeministri Edi Rama nuk e do reformën zgjedhore.

Pjesë nga diskutimi në studio
Duka: Ai është njeri me personalitet. Tur Roshi është gjithmonë në opozitë, ai është i djathtë. Në mënyrë absolute ai nuk i sheh dot interesat politike me Ramën. Për listat e hapura, ishin të gjithë dhe opozita joparlamentare. Është një opinion i mbartur shqiptar. Deri më sot, këta të opozitës joparlamentare, me listat e hapura kanë thënë se fajin i dy partive të mëdha është se nuk pyesin të tjerët. Ndërkohë morën vendimin pa pyetur fare.

Mediu: Ata nuk kuptojnë dhe një gjë tjetër se ky sistem e ka vetvetiu pragun elektoral sipas zonave. Ky sistem ka prag në Kukës, ku e ka 15-20 %, etj. Koalicionet sot e kanë 4 %.

Duka: A ka bërë vaki që njëri apo tjetri të dalë nga rreshti?! Dhe ai burri, Shahmeti, s’mund të dilte pa urdhrin e Ramës. S’mund të ndërtohet Shqipëria me diversantë?!

Mediu: Rama nuk do që të ndërtojë asnjë sistem. Nuk do reformë zgjedhore, e kam bindjen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb