Debate në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë mes mazhorancës dhe opozitës, ku erdhi dhe rasti i vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti. I pranishëm në Komision për të raportuar ishte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku për të folur për sulmin kibernetik.

Deputeti i PD Ervin Salianji përmendi rastin e fundit të vdekjes së Lear Kurtit, duke drejtuar gishtin nga drejtuesit e policisë.

“Ne kemi denoncuar dhe denoncojmë përfshirjen e drejtuesve të lartë të shtetit në paligjshmëri, në moszbatim të ligjit dhe në përfshirjen e manipulimeve kriminale. Nuk i bën mirë Policisë së Shtetit mbrojtja e paduhur.
Edhe në ngjarjen e fundit nëse nuk do kishte nxitim për manipulim të ngjarjes, pa diskutim që nuk do ishim këtu.
Këtu ka një shqetësim, që policia që duhet të ruajë qytetarët mos t’i vrasë. Ne mbështetjen e japim, por që ta kapet me zë dhe figurë në manipulim të ngjarjes. Drejtori i AMP-së, famozi i njohur për manipulimet si në rastin e Rashës, Elbasanit dhe ky i fundit.
Ore ju do distancohuni, punonjësit e policisë e ngrinin një qenie njerëzore sikur të ishte thes”, tha ndër të tjera Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb