E ftuar në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, ish-zëvendësministrja e Jashtme Edith Harxhi, ka pasur një “përplasje” me zotin Arben Pëllumbi, deputet i Partisë Socialiste.

Duke diskutuar në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur” Harxhi u shpreh se Kosova nuk mund të jetë pjesë e nismës për sa kohë nuk shihet si e barabartë.

Arben Pëllumbi: Duhet të na shërbejë si mësim rastet e shteteve të cilat pas shumë viteve kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Edith Harxhi: Secili ka problematikat e veta. Serbia ka kryer gjenocid ciklik në Kosovë, ka nisur në ‘30 e ka vijuar deri në vitet ‘80. Janë 20 mijë viktima të përdhunuara, 1600 shqiptarë që nuk dihet ku kanë varret sot. Janë vrarë në Kosovë.

Arben Pëllumbi: Duhet të çliroheni nga paragjykime. Kur merr përsipër të përfaqësosh kombin është e vështirë, nuk i keni aq të mëdha shpatullat, drejtojmë Këshillin e Sigurimit së OKB-së.

Edith Harxhi: E ka drejtuar edhe Gana, dhe ne matemi me KS e OKB? Matemi për herë të parë me veten tonë, me njohjen e gjenocidit ciklik

Arben Pëllumbi: Kemi qindra beteja në institucione.

Edith Harxhi: Nuk ka asnjë rezolutë mbi gjenocidit. Rezoluta e vetme është ajo ju erdhi dhe nuk e miratuat.

Arben Pëllumbi: Është një provokim i shëmtuar si u soll dhe u përdor.

Edith Harxhi: Bëni Srebrenicën.

Arben Pëllumbi: Do e shohësh më 11 korrik sepse do të bëjmë më shumë se aq.

Edith Harxhi: Bëni një herë për kombin.

Arben Pëllumbi: Nuk e pranoj fare këtë nga ju dhe nga ato që përfaqësoni. Ju kam ndjekur të keni disa qëndrime që nuk janë kombëtare. Vuçiçi e Rama po bëjnë një të mirë për vendin e vet

Edith Harxhi: Kjo është një nisëm serbo ruse. Po e çoni sërish Shqipërinë drejt lindjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb