Shkrimtarja Diana Çuli dhe analisti Fatos Lubonja kanë zhvilluar debat në lidhje me veprat e Ismail Kadaresë, nëse shkrimtari i madh ka qenë apo jo disdident.

Çuli shprehet se Kadare ishte i vetmi shkrimtar që shkruante ndryshe dhe për Tiranën Perëndimore.

Diana Çuli: Vepra ka ‘jetën’ e vet të pavarur. Ka shumë shkrimtarë që nuk ua dimë jetën, por ia dimë veprën. Unë nuk e shikoj veprën e Kadaresë me kompromise, por ishte vepër që kishte tjetër këndvështrim. Prsh kur ka dalë “Dimri i madh” lexohej nga rinia në atë kohë.

Libri “Përbindëshi” është votuar prsh në 1990, sepse i thuhej se nuk ka realizmin socialist si mendim në atë libër. Kadare shkruante për gjëra që ishin të ndaluara në atë kohë si për grupe të huaja rroku etj. Kadare shkruante në këndvështrimin perëndimor. Kadare është akuzuar madje nga instancat e tjera.

Fatos Lubonja: Libri që thua, është lexuar nga Enver Hoxcha përpara se të botohet. Mua ma kanë thënë Ramiz Alia, m’a kanë konfirmuar edhe persona të tjerë. Është botuar vepra me konformim të Enver Hoxhës. Te jeta e Kadaresë, ka gënjeshtra dhe mashtrime pa fund dhe askush nuk reagon, sepse vazhdon kultura e mashtrimit.

Askush nuk shqetësohet, por vijohet me “shkrimtari i madh”, që çfarë thotë, nuk thotë nesër. Gunter Grassit i doli që kishte qenë në një kamp nazist në një moshë fare të re dhe u bë debat i madh, ndërsa Kadare e ka veprën të tërën mbi manipulim.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb