TIRANË

Kreu i grupit të PS Taulant Balla, ka reaguar përmes një video në rrjetet sociale lidhur me debatin televiziv në ‘Open’, një dite më parë mes ish deputetes Grida Duma, dhe analistit Frrok Çupi.

“Keqardhje të shohësh degradimin e Partisë Demokratike, e cila erdhi në jetë me thirrjen “ta bëjmë Shqipërinë, si gjithë Europa”. Si mundet të zbrazë gjithë fjalorin e rrugës kundër një demokrati si Frrok Çupi, themelues i PD dhe Drejtuesi i Parë i Rilindjes Demokratike, RD.” -shkruan Balla në një status në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb