TIRANË

Debate në studion e “Real Story” në News24 mes dy ekspertëve të shëndetësisë. Koordinatori kombëtar për shëndetësinë në PD, Gazmend Koduzi deklaroi se vendimet e komitetit të ekspertëve janë kontradiktore dhe se merren nga qeveria për të ndaluar opozitën. Ai nxori një foto të tubimit të kandidates së PS në qarkun e Lezhës Lindita Nikolla në një ambient të mbyllur me 25 persona, ndërkohë që denoncoi se makinat e institucioneve lëvizin pas orës 8 për të shpërndarë pako me ushqime.

Nga ana tjetër Brataj tha se në komitet nuk ka asnjë politik dhe se masat e marra kanë sjellë uljen e rasteve me COVID-19 në vend dhe përmirëismin e situatës.

Sokol Balla: Si e vlerësoni vendimin për zgjatjen e masave shtrënguese tashmë që hyjmë në fushatë elektorale?

Gazmend Koduzi: E lexova me kërshëri vendimin e komitetit të ekspertëve dhe përsëri komitetit i ekspertëve, nuk më habiti me vendimin e tij, vendime mos vendime sepse tha do vazhdojmë me kufizimin e lëvizjes së njerëzve dhe mbyllja e shkollave. Kufizimet e mbledhjeve kur i nxjerr komiteti i ekspertëve, shikon vetëm palën tjetër jo pala e vetë. Këtu është një mbledhje e zonjës Lindita Nikolla me 25 veta për fushatë.

Skënder Brataj: Duhet të ketë ndonjë datë se nuk ma ha mendja të jetë tani.

Koduzi: Është tani e fushatës.

Brataj: Ku e ka datën se e pashë dhe në rrjetet sociale.

Koduzi: Ke që në tetor që ke të njëjtat masa që kufizohet mbi 10 veta, kështu që është brenda fushatës.

Brataj: Mund të jetë dhe e vitit të kaluar ajo, mund të jetë dhe e zgjedhjeve të kaluara.

Koduzi: Po, po ashtu është. Zgjedhjet e kaluara janë bërë në verë.

Brataj: Jepni një datë.

Koduzi: Urdhëro, asnjë me maskë, vetëm Lindita Nikolla me maskë. Nuk janë nga zgjedhjet e kaluara sepse kanë maskën.

Brataj: Me maskë, apo pa maskë.

Koduzi: Pjesëmarrësit janë 25 veta. Urdhëro, në sallë.

Brataj: Ç’lidhje ka kjo me vendimet e komitetit.

Koduzi: Ta them unë, me radhë. Duro!

Komitetit vetëm këto dy masa ka marrë. Ato masa inteligjente që ka marrë bota, komiteti nuk i ka marrë ndonjëherë në studim apo për t’i analizuar aq më tepër kërkesën nga Gjykata Kushtetuese për të riparë vendimin për tubimet politike. Vendimi i marrë thuhet deri në një vendim të dytë, nuk vendosen disa tregues, indikatorë. Këto masa që merren që nga tetori kanë qenë në vazhdimësi dhe po të shikosh incidencën ka qenë e lartë dhe në dhjetor dhe në shkurt, kanë qenë të njëjtat masa. Tashmë ka rënë, pse? Çdo mjek e di që cikli i virozave të stinës në dimër janë në dhjetor dhe shkurt. Tashmë e ka mbyllur ciklin e vetë, ciklin e dytë të shkurtit, jemi në mars. Këtë e ka bërë natyra jo këto masat.

Brataj: Viruset e zakonshëm, jo SARS-COV2.

Koduzi: E njëjta gjë është, është virus.

Brataj: Jo nuk është e njëjta gjë, është hera e parë që vjen. Mos t’i ngatërrojmë ca gjëra, për anën profesionale ta lëmë…

Koduzi: Ju jeni klinicist. Unë jam punonjës i shëndetit publik.

Brataj: Unë jam mjek.

Koduzi: Ka dy mënyra të sjelljes së sëmundjeve, në dimër janë virozat respiratore, gjatë verës janë të traktit gastrointestinal për arsye të kohës.

Brataj: Po flet me një mjek urgjence, nuk po flet as me epidemiolog, as me klinicst. Mjeku i urgjencës është 360 gradë. Këtë lojën disa herë që e keni bërë, nuk ka sens.

Koduzi: Doktor të lutem, kur folët të dëgjova. Nuk e keni fytyrën profesionale si anëtar i komitetit për të më bërë oponencë sepse komiteti që në fillim ka pasur masa kontradiktore dhe jo të përshtatshme të bazuar në evidenca. Jeni bërë dhe meme në popull për ato masa që keni marrë dhe antishkencore.

Brataj: Po ta bësh politikën me meme, normal që ato do përmendësh.

Koduzi: Po vazhdoni me këto masa që nuk janë masa. Arsyeja që po vazhdoni, po të shikosh që jemi futur në periudhë elektorale, ka denoncime të pafundme që makinat e institucioneve që kanë leje lëvizje pas orës 8, po lëvizin nëpër fshatra, nëpër zona të thella, nëpër qytete për të shpërndarë pako ushqimesh. Ndërkohë që opozita nuk e ka këtë leje për të lëvizur pas orës 8. Një nga arsyet është kjo dhe e dyta është ndalesa e tubimeve politike. Maxhoranca ka frikë nga ndryshimi që do vijë në datë 25, njerëzit do dalin masivisht të votojnë dhe po merr këto masa.

Balla: Dhe ju nuk i keni respektuar këto masa.

Koduzi: Sigurisht që ne jemi përpjekur t’i respektojmë masat sepse në ambiente të hapura njerëzit janë me maska, në çdo aktivitet të kryetarit Basha, në ambiente të mbyllura është me numër të limituar, jo më shumë se 10 veta. Është parë që në fillim që vendimet i merr zoti Rama, jo komiteti i ekspertëve. Në atë komitet ka shumë kolegë të nderuar në profesionet e tyre, ashtu siç e respektoj dhe doktor Skënderin si koleg, por si vendimmarrës nuk është komiteti i ekspertëve, është politika, është Rama. Të japin dorëheqjen të nderuarit kolegë, ashtu siç e bëri Tritan Kalo. Vetë komiteti drejtohet nga zëvendës ministrja që është post politik, vetë komiteti ka një anëtare që është pjesë e listës së PS në Tiranë, pra është një komitet politik.

Brataj: Najada Çomo dha dorëheqjen sapo u bë kandidate. Mos i ngatërrojmë gjërat. Në komitet nuk ka asnjë politik. Zëvendës ministrja është në anën administrative, në atë rol.

Koduzi: Është drejtuese. Ju duhet të pranoni, shpëtoni fytyrën profesionale që ju nuk merrni vendime në atë komitet, i merr qeveria, Edi Rama.

Brataj: Nuk është e vërtetë.

Koduzi: Në qoftë se nuk është e vërtetë duhet të mbani përgjegjësi për jetët e humbura të qytetarëve. Në fund të fundit analiza është sa jetë janë shpëtuar, sa kanë humbur. Gjatë 2020, Shqipëria në vend të tretë në botë për jetët e humbura.

Brataj: Sipas jush.

Koduzi: Ta ka nxjerrë INSTAT-i, 6 mijë.

Brataj: Kush është në vend të parë?

Koduzi: Je në vend të tretë. Është Meksika, Panamaja, ju jeni në vend të tretë.

Brataj: Po jo mo se është Rusia, mos i ngatërro gjërat.

Koduzi: Nuk është ashtu.

Brataj: Shqipëria është e 53-ta.

Koduzi: Sipas gënjeshtrave tuaja.

Brataj: Sipas gënjeshtrave tona është edhe e 100-ta, po…

Koduzi: Janë 6000, ju keni deklaruar 1181, pra koeficienti i mashtrimit ka qenë 5 herë.

Brataj: Fol nga ana profesionale, lëri mashtrimet.

Koduzi: Janar, shkurt, mars kemi 990 jetë shqiptarësh të humbura sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, zyrtare. Futi koeficientin e mashtrimit nga 2020, 5 është afërsisht 5 mijë persona që kanë humbur jetën, janar, shkurt, mars të 2021. Ky është produkti i masave të Komitetit të Ekspertëve.

Brataj: 8000 të vdekur në ekses nga marsi në mars. Sikur ta marrim jo aq sa janë të deklaruar, bëjnë 2.84%. Unë i kam bërë shumë mirë, sikur t’i marrësh të 8000 mijë persona të vdekur nga COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb