Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili dhe kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati kanë zhvilluar një debat në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, në lidhje me rolin e opozitës në shumë procese demokratike të kohëve të fundit në vend.

Murati theksoi se opozitës në disa raste i mungon koherenca, ndrsa Vasili nënvizoi se diçka është absolutisht e pavërtetë.

Erl Murati: Opozita bëri disa akte të forta, si manifestimi dhe djegia e mandateve, apo mospjesëmarrja në zgjedhje. Tani opozita e ka nisur fushatën dhe do të hyjë në zgjedhje me Ramën. Kjo gjë mund të demotivojë njerëzit në opozitë. Opozita ka thënë se nuk hyj në zgjedhje me Ramën, tani hyn në zgjedhje, kur Edi Rama është akoma në krye të qeverisë. Kjo tregon që opozita nuk ka koherencë. Opozita duhet të luajë rol konstruksion.

Petrit Vasili: Është një opozitë që denoncon dhe vazhdon punën e saj në terren. Ne nuk kemi hequr dorë, sa për atë koherencën. Kemi bërë veprime për stabilitetin e vendit. Nuk ka pasur inkoherencë. Për Kodin Zgjedhor ne u imponuam dhe u vendos siç deklaroi opozita e vendit, doli se kishim të drejtë. Kemi imponuar Kod të ri Zgjedhor.

Erl Murati: Ju folët se ekziston rreziku për manipulim të zgjedhjeve. Nëse ka qenë inkoherencë për hir të stabilitetit, atëherë dakord. Të akuzosh një ministër dhe të ulesh me të në tryezë, duket se ka një cen të koherencën.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb