Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u debatua në lidhje me deklaratat e sotme të presidentit të vendit Ilir Meta, të bëra gjatë ditës së sotme.

Gjekmarkaj tha se Ilir Meta po mbron Kushtetutën, duke vlerësuar se Kushtetuta është e të gjithëve, socialistëve dhe demokratëve.

Agron Gjekmarkaj: Presidenti po luan të gjitha mekanizmat institucional. A të duket situata normale? Pse gjykojmë një njeri.

Arjan Vasjari: Jemi në një situatë anormaliteti. Dakord. Ishte e para pjesë e fabulës. E mbyllim këtë. Po cfarë na duhet, rezistencë?

Agron Gjekmarkaj: Presidenti ka të drejtë ta mbrojë Kushtetutën.

Arjan Vasjari: Presidenti aty është i gjithë njerëzve, edhe i maxhorancës. Ai i duhet të jetë president edhe i socialistëve. Venecia thotë se ështëg kryer një shkelje, por jo e rëndë që duhet të cojë në shkarkimin e tij. Të njëjtin opinion ndaj edhe unë.

Agron Gjekmarkaj: Spiropalit ia kishte bërë Edi Rama fjalimin, e kishte quajtur të çmendur. Kushtetuta është e të gjithëve, edhe e socialistëve edhe e demokratëve. Është presidenti i të gjithëve dhe ka të drejtë ta mbroj Kushtetutën me qytetarët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb