Teksa drejtori i patentave, Blendi Gonxhe po thoshte në studion e “Real Story”, se Partia Socialiste nuk shkarkon njerëz të partive të tjera nga puna, ka ndërhyrë kandidati për deputet i PD, Enkelejd Alibeaj, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë. Sipas Gonxhes, patentat, para se ai të ishte drejtor, lëshoheshin si karta identiteti, duke shtuar se asnjë drejtor në varësi të tij aktualisht nuk abuzon me detyrën.

Pas kësaj, Alibeaj tha se do të bëjë verifikimet e duhura dhe do të marrë masa.

Enkelejd Alibeaj: I mban mend deputetët e t’u në Dibër?

Blendi Gonxhe: I ke dhënë patentat në Dibër si kartë identiteti, ka qenë në pushtet LSI-ja jote.

Enkelejd Alibeaj:
Ti të intimidon, ti mua? Shqiptarët po, por mua jo. Ti bashkë me sojin tënd është e rëndë kjo që thotë.

Blendi Gonxhe:
Ne nuk të luajmë nga puna nëse je me PD dhe PS. Një drejtor i imi nëse abuzon me detyrë nuk bën dot.

Enkelejd Alibeaj:
Do të bëj verifikimin dhe më pas merr masa.

Blendi Gonxhe:
Mos u merr me mua dhe administratën, jo, mos u merr.

Enkelejd Alibeaj: OSHEE po, një rrogë e ndajnë në 2-3 veta dhe gënjejnë shqiptarët. Me thesin e miellit, paratë kanë filluar përsëri të njëjtat gjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb