Debat i ashpër mes nënkryetarit të PD-së, Luçiano Boçi dhe analistit Fitim Zekthi. I ftuar në “Open” në News24 Zekthi tha se lëvizja e Berishës ishte e pamoralshme, ndërkohë që në debat ndërhyri ashpër Boçi.

Ky i fundit tha se ishte i moralshëm dhe nuk pranonte të tilla epitete.

DEBATI
Zekthi:
Kjo lëvizje është e pamoralshme
Boçi: këtë nuk e lejoj, se unë jam i moralshëm. Nuk mbroj imoralitetin.
Zekthi: Kjo lëvizje është e pamoralshme, ose e pandershme. Nisi në momentin kur zoti Berisha u pezullua si anëtar. Ai tha; kryetari është peng dhe unë do reformoj PD. U bë lëvizje e moralshme kur dikush u prek. E pambështetur në popull bën veprime të tilla ( Për lëvizjen e Berishës) A e quan të drejtë që të thuash; trafikant femrash, banditë dhe më pas me këta thua se do të rregullosh Shqipërinë?!

Boçi: Ju adhuroni Ramën
Zekthi: Unë adhuroj Ramën? E keni gabim. Kur bën diçka të padrejtë, do thuash diçka të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: