Debati i nisur në Për’Puthen Prime, mes opinionistit Arjan Konomi dhe konkurrentes Laureta Zyba ka vijuar edhe në puntatën e sotme të programit.

Në Prime-in e së shtunës, konkurrentja la studion pasi Arjan Konomi riktheu në vëmendje të shkuarën e saj të errët që u komentua gjatë edhe në rrjet.

Gjatë emisionit Laureta ishte e prekur dhe shpërtheu në të qara duke shpjeguar edhe veprimin e saj në Prime.

“Zgjodha të lë studion sepse më preku aty ku më dhemb. Nuk bën që ta prekesh aty ku nuk bën, të paktën tek pjesa e gjykatës nuk doja të ma përmendte. Nuk ka sens të përmendet kjo si pjesë. Për të mos agravuar situata më tej desha të dal jashtë. Jam e ngarkuar psikologjikisht”, u shpreh Laureta.

Megjithatë Arjan Konmoni është kundërpërgjigjur me një akuzë ndaj konkurrentes, ku deklaroi se ajo e ka kërcënuar duke ulëritur në prapaskenë.

Debati:
Arjan Konomi: Unë po shkoja nëpër dhoma, atje dëgjova Lauretën që thoshte “E tregoj unë kush është Arjan Konomi”, dhe po ulërinte me të madhe.

Laureta: Jo, unë thashë që Arjani e ka marrë personalisht me mua.

Arjan Konomi: Dhe në debat tjetër thoshe “u bëre ti Arjan Konomi të thuash”, tani çfarë doje të thoshe ti për atë thuaje këtu në sy të të gjithë publikut. Po e patë kurajën të thuash ti moj Laureta që “ta tregoj unë se kush je ti”. Nëse ke ndonjë gjë për të thënë për mua ta thuash ose mbylle gojën një herë e mirë edhe të të vijë zor që del nëpër korridore duke ulëritur si një femër e paedukatë.

Laureta: Të gjitha këtu të paedukatë dolën Arjan.

Arjan Konomi: Ti je e paedukatë që bërtet korridoreve “ta tregoj unë”

Laureta: Po normale sepse përderisa më prek ti mua edhe unë duhet të të tregoj ty se si je.

Arjan Konomi: Nuk vij aty sepse nuk jam që të diskutoj, këtu diskutoj për emisionin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: