Për më shumë se 2 orë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku iu përgjigj pyetjeve të Komisionit Hetimor parlamentar për procedurën e ndjekur për tre inceneratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Ajo u përgjigj për lidhjet me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallian, ku nuk munguan edhe ironitë.

DEBATI I PLOTE

Bushati: Nga shpjegoni se çfarë lloj kontratash janë ato të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Balluku: Ju e dini, ministria e Infrastrukturës e mori këtë detyrë pas 2018 për të ndjekur këtë detyrë. Unë e kam marrë këtë detyrë pas 2019.

Bushati: Ju do e kalonit këto procedura, psh për Elbasanin? Do e kalonit sot një procedurë të tillë?

Balluku: Pyetjen tuaj e konsideroj orientuese dhe politike. Nuk shikoj se pritet nga unë një përgjigje. Kështu që nuk do jap një përgjigje. Pasi nuk kërkoni mendimin tim.

Bushati: Në momentin e marrjes së përgjegjësisë si kontraktor dhe kalimit të përgjegjësisë te ju, a është bërë një audit për këto kontrata?

Balluku: Sipas ligjeve në fuqi kontratat, si dhe kontratat e tjera koncensionare janë bërë edhe audite financiare dhe audite përputhshmërie që janë në dispozicionin tuaj. pasi Ministria e Infrastrukturës ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka referuar dorëzimin e asnjë dokumenti.

Bushati: në kuadër të auditimeve, është dhe auditimi që bëhet nga KLSH. Janë kryer auditime. Çfarë masash janë marrë në lidhje me rekomandimet e KLSH?

Balluku: Cilat rekomandime i referoheni? Auditet e KLSH vlen gjetje të përcaktuara. Cilës i referoheni. Pasi është audit i 2019-ës. I jeni referuar edhe draft-raportit të 2021,dhe ato nuk janë materiale të përfunduara.

Bushati: Po fokusohemi te përzgjedhja e supervorozit?

Balluku: Më bëhet qejfi që e përmendi faktin se si janë zgjedhur supervizorët. Supervizori është zgjedhur me propozim të koncensioniarit duke sjellë 3 kompani të ndryshme. I janë dorëzuar autoritetit kontraktor, për të bërë përzgjedhjen e 3 kompanive. Kështu është bërë përzgjedhja.

Bushati: Kemi 3 incenratorë ku pronari është i njëjti. kemi një supervizor për të 3 koncesionet. Mos është krijuar familjaritet i serume?

Balluku: Në dijeninë time nuk më rezulton që të 3 koncesionet janë me të njëjtin person juridik. Përzgjedhje është bërë në kohë të ndryshëm. Nëse supervoziri ka qenë më i miri, është bazuar në kontratë. Në këtë moment jeni duke atakuar kontratën. Në disa raste kërkoni kontratën dhe në disa raste të tjera e godisni atë.

Bushati: Mendoj se kemi të bëjmë me konflikt interesi në rastin më të mirë. Dhe sa i takon asaj që thatë; ‘përqasje selektive për kontratën’, kjo nuk është e vërtetë.

Balluku: Ju mendoni gabim çfarë unë mendoj zoti Bushati. Ju nuk mundet që të mendoni se çfarë mendoj unë. Nuk kemi shkelje të ligjit. Koncensionarët, dhe ai i SGS apo i Rapiscanit, supervizorin e paguajnë vetë koncensionarin. Këtu nuk keni zbuluar rrotën në këto monumente. Ju nuk mund të shprehni mendimin tim. Se di nëse ky komisioni Hetimor nuk e di nëse merret me metafora letrare, edhe pse unë jam e mirë në letërsi.

Tabaku: Nuk besoj se kemi komente për metafora…

Balluku: Unë po ndjek pyetjet dhe po i përgjigjem sipas metaforave…Nëse nuk përdoret metafora nga ana ime nuk ka për t’u përdorur…

Bushati: Supervizori i rrugës së Arbrit paguhet nga ju?

Balluku: Siç është përpiluar kontrata, në këto kushte ndodhemi edhe sot. Këtu jam për t’u shprehur si zyrtar përgjegjës. Përzgjedhja është bërë bazuar në kontratë.

Bushati: Përsëri për supervizorin, ai na del me një dokument zyrtar edhe si projektues tek e njëjta vepër?

Balluku: Mendoj që në këto kushte ju duhet ta thërrisni supervizorin… Kontratat kanë ardhur në 2018 ne Ministri dhe duhet të keni parasysh që kanë qenë kontrata në vazhdim…Unë nuk e shikoj në fushën time të përgjegjësisë këtë lloj analize…Ju po mundoheni të nxirrni nga një zyrtar përgjegjës gjykimin e tij personal… Nëse keni pyetje për supervizorin , mund ta thërrisni… Kontrata e Tiranës është në vazhdim…dhe ndiqet nga ZP. S’mund t’i thoni Ministrisë se ka në varësi punonjësit e Bashkisë së Elbasanit…

Bushati: Ka një ndryshim pronësie, një ekstrakt i datës 7 .12. 2020,  që ndryshon 100 % pronësia e aksioneve, ju a keni dhënë miratimin tuaj?

Balluku: Ky është një element që më duhet ta verifikoj sepse ka pasur shumë aktivitete sa i përket kontratave..

Bushati: Një punonjëse e lartë se një vartëse e juaj na u konfirmua për ndërtimin dhe shfrytëzimin e inceneratorit të impiantit të prodhimit të energjisë elektrike për Elbasanin?

Balluku: Nuk besoj që prisni një zyrtare t’ju bënte me dije që kjo ekziston. Ju jeni në dijeni dhe besoj që edhe vkm ju i keni.

Bushati: A është i ligjshëm?

Balluku: Ju kërkoni që unë të vlerësoj në mënyrë personale aktet që kanë dalë…Është një nga hapat që këto impiante kanë…dhe në këndvështrimin tim si ministre është ligjore…

Balluku: Fieri vazhdon të jetë në një proces të ndërtimit dhe të dorëzimit të impiantit . Kemi shumë komunikime që ju i keni marrë. Nuk shikoj përse duhet të ketë një shtyrje për të avancuar procesin në Fier, ndërsa e dimë që atje ka pasur disa vonesa… Këshilli i Ministrave ka të drejtë të japë vetëm licencë … paraardhësi ka dhënë të drejtë për shfrytëzim të 25 viteve objektit, pra impianti të trajtimit të mbetjeve në Elbasan. Është dhënë e drejta e ndërtimit dhe është licencuar prodhimi i energjisë nga impianti i Elbasanit. Bashkia e Elbasanit do të ketë mundësi të prodhojë energji elektrike me të cilat do të kompensojë të gjitha nevojat…

Bushati: Do të ketë një vendim si ai për Elbasanit edhe për Fierin ?

Balluku: nëse Fieri do të licencohet për prodhimin e energjisë, patjetër që do të licencohet.

Bushati: Licencimi bëhet nga ERE, jo nga Këshilli i Ministrave, s’ka asnjë dokument ku parashikohet që KSH të licencojë për prodhim energjie…? Pra a do të ketë një vendim identik me kohëzgjatje 25 vjeçare?

Balluku: Unë nuk di se cila kontratë do të krijojë probleme., Unë insistoj s e në baze të vkm 25 vite janë afati i vlefshmërisë të prodhimit të energjisë në Elbasan. Licencat dhe gjithçka tjetër do t’i kalojë bashkisë së Elbasanit…Nuk do të ketë pretendime nga pala drejtuese sepse është e qartë që licenca është pjesë  e partneritetit publik dhe privat…

Bushati: Kam këtu tekstin e ministrit të Energjitikës për Elbasanit. A do të beni një nismë ligjore për Fierin?

Balluku: Ju doni një përgjigje tjetër por nuk ua bëj këtë favor. Nuk ju ndihmoj dot. E konsideroj si një nga arritjet më të mëdha se do të prodhohet energji, nga malet  e plehrave do të kemi burim energjie te pastër që do të shëndoshë financat e bashkive.

Bushati: Impianti i Elbasanit nuk ka çmim të energjisë që prodhon. A ndiheni përgjegjëse për këtë fakt?

Balluku: Nuk ndihem përgjegjëse dhe pushtetet janë të ndara. Ministria as nuk merr përsipër t’i bëjë përsipër ERE-s kur do nxjerrë çmimin. Ka pasur një proces me ERE, me shkresën e saj kemi një vendim të gjykatës e cila ka pranuar detyrimin e ERE të përcaktojë çmimin. I kemi ri kërkuar ERE për përcaktimin e çmimin, kjo është detyra e ministrisë së Infrastrukturës. ERE është rregullator, ministria e Infrastrukturës. Shpresoj që ERE ta përcaktojë sa më shpejt çmimin.

Bushati: Pse nuk ka dalë në treg kur energjia sot është shumë e lartë?

Balluku: Dalja në treg të lirë duhet bërë në parametrat e legjitimitetit. Dy ditë para dorëzimit të impiantit te bashkia, është vendosur në sekuestro. Do të përdoret sa më shpejt.

Tabaku: A jeni informuar për listën e kontraktorëve.

Balluku: Nuk ka varësi NJZP nga autoriteti kontraktor. Informon edhe palët, dua të them se kjo ndërmarrje në shërbim të autoritetit kontraktor, do të nevojitet të ndryshohej nga anëtarët, e marr dot unë si autoritet kontraktor si shërbim? Kush i bën pagesat?

Balluku: Nëse do të flasim për pagesat, autorit kontraktor në këtë rast funksiono si agjent financiar…

Tabaku: Nuk është kaq e thjeshtë. Në rastin e Fierit dhe Tiranës , në mënyrë specifike kanë ardhur situacione të miratuara nga supervizori dhe kompania audituese që zotërohet nga koncesione, Sekretarja jua e përgjithshme është ajo që hedh firmën.

Balluku: Në rast se sekretari i përgjithshëm do ishte përgjegjëse për këto që thoni ju, përse atëherë kemi një NJZP nëse e gjithë pesha ligjore do të vendosej vetëm tek sekretari i përgjithshëm. Sekretari autorizon pagesat, mbështetur në të gjitha dokumentet ligjore të prodhuara nga supervizore dhe NJZP.

Tabaku: Që është po koncensionari?

Balluku: Mos dilni në konkluzione…

Tabaku: Është njohur autoriteti kontraktues me listën e kontraktorëve.

Balluku: Gjithçka është zbatuar…

Tabaku: Pagesa të faturave fiktive…

Balluku: Ju i referoheni një procedure të 2016, për të cilën supozohet se unë duhet të jetë në dijeni. por thekson se Ministria ndjek këtë kontratë në përputhje me ligjin. Nuk jam kurioze të di çfarë ka ndodhur më parë. Ju vazhdoni Komisioni, por keni një ide tuajën që e shprehni herë pas herë dhe kjo është gabim, Komisioni duhet të hetojë faktet jo të dalë në konkluzion…

Balluku: S’më dilte kurrë kjo shumë që keni thënë; 430 milionë për inceneratorët. Unë personalisht kam respekt…ma lër fjalën. Me gjithë respektin për punën, por kjo shkon si puna e karrigeve të pallatit të Kongreseve që morën 5 mijë veta.

Tabaku: Me 7X7= 42 ka shkuar njëri në burg. Ta shohim a do shkojë njeri tjetër në burg apo jo.

Balluku: Nëse merrni përsipër me qetësi olimpike dhe të flisnin për 430 mln në një mënyrë sikur këto i keni të kapura me presh vjedhjet. Por ky është abstragim.

Tabaku: S’e keni kuptuar.

Balluku: mos e shtyp atë mikrofonin se e ke në dorë, por i bie që në ato 2 mijë karrige të fusni 15 mijë veta tani.

Ndërhyjnë deputet e PD: Aty e ke mendjen ti..

Balluku: Aty e kam mendjen

Tabaku: Në kontratë përcaktohet që kur shtyhet afati i punimeve, shtyhet njëkohësisht edhe kontrata. Kontrata fillon me grafikun e pagesave në ditën e marrjes së lejes së ndërtimit dhe në ditën e nisjes së punimeve. Sipas informacionit që kemi marrë nga Agjencia Kombëtare e Territorit leja e ndërtimit për këtë impiant të trajtimit të mbetjeve nga faza e parë deri në fazën e fundit, sikurse e kemi sqaruar është dhënë me vonesë; keni aplikuar në dhjetor, është marrë në maj. Keni një komunikim të gjatë me Agjencinë Kombëtare të Territorit. Sipas kontratës çdo vonesë ose nga koncensionari, ose nga Autoriteti Kontraktues, apo palë të tjera, shtyn automatikisht afatin e kontratës. Dhe shqetësimi që ne kemi në këtë komision është që me vonesat në lejen e ndërtimit është shtyrë automatikisht afati i lejes së Tiranës dhe nuk përfundon në këtë datë. Për ne kjo konsiderohet shqetësim i madh. Krahas kësaj, në kontratë njëkohësisht Neni 9, pika 11 parashikohet që autoriteti kontraktues, është përgjegjës për furnizimin nga njësite vendore të Qarkut Tiranë. Në dijeninë tuaj cilat nga njësite vendore të qarkut Tiranë depozitojnë mbetjet atje?

Balluku: Leja e ndërtimit, data e aplikimit 27.08.2018. data e shqyrtimi në Këshillin e Territorit është 17.05.2019. miratohet me kusht me ate datë për shkak të plotësimit të dokumentacionit dhe përcaktohet se çfarë do të vijë nga koncensionari. Në përputhje me planin vendor të Bashkisë Tiranë, konfirmuar nga Bashkia Tiranë. Kjo leje më pas, data e lejes së ndërtimit për fazën e parë është dorëzuar 24.11.2020. Kështu që siç ju e përmendet, kjo do të dorëzohet pas 60 muajsh. Të gjitha arsyet për zbardhjen kanë qenë të ligjshme dhe nuk ka asgjë të jashtëligjshme. Aktualisht projekti është në fazë ndërtimi dhe operimi. Tirana është e përbërë nga impiantet e energjisë nga landfille që trajtojnë, nga landfille i mbetjeve urbane, landfilli i inerteve, landfilli i hireve, impianti i trajtimit të ujërave të ndotur, impianti i trajtimit për diferencim dhe e gjithë infrastruktura mbështetëse. Kështu që kjo kontratë do të përfundojë brenda 60 muajsh të parashikuar në kontratën fillestare. Është në përputhje me kontratën e firmosur nga dy palët.

Tabaku: Unë ju falënderoj shume për sqarimin sepse sapo konfirmuat shqetësimin që unë kisha sepse kontrata do te vazhdoje për 30 vite. Fakti që duhet të përfundonte në 31.08.2047, nuk përfundon dot dhe si rezultat i kësaj procedure, për lejen e ndërtimit, i ka kushtuar 30 mijë euro në ditë shtesë kontratës koncensionare, 900 mije euro ne muaj shtese, 10 mln euro ne vit shtese. Faktikisht unë fokusohem tek kostot qe lidhen me pjesën e zbatimit te kësaj kontrate koncensionare qe është edhe objekti i këtij komisioni hetimor. Ne kete kontrate koncensionare janë shtuar disa shërbime qe nuk ishin parashikuar ne kontrate, Bashkia e Durrësit është nje nga këto; çështja e dherave nje nga këto. Te gjitha elemente qe kane fluks financuar shtese për kontratën.

Balluku: Mënyra se si abstragoni për dëmin ekomomik nuk k asnjë lidhje. Për respektin që kam unë mund të merrni mbi supe këtë lloj abstragimi.

Tabaku: Për çështjen e dherave.

Balluku: Nuk kemi amenduar kontratën e Tiranës. Është vendim kolegjial.

Tabaku: Bashkia e Durrësit nuk mund të ndryshojë një kontratë

Balluku: Dherat kanë të bëjmë me Këshillin Bashkiak i Tiranës. Ka marrë vendim Këshilli Bashkiak.

Tabaku: Kur ky investim privat nuk realizohet do ketë gjoba. Pse nuk është respektuar kjo?

Balluku: Nuk ka gjoba kur ka rishikim të planit të punës e nuk ka qenë e nevojshme vendosja e gjobave.

Tabaku: Ka një kontratë për depozitimin e dherave.

Balluku: Ndoshta ia kërkoni kryetarit të bashkisë, unë boll kam punët e mia.

Tabaku: Pse nuk amenduar kontrata pavarësisht ndryshimeve?

Balluku: Referencat që ne na vijnë janë referenca që ne I shqyrtojmë e nuk ka një vendimmarrje për këtë.

Këlliçi: Nuk kemi gjetur një shpjegim se pse është vendosur çmimi 29 euro për ton për inceneratorin e Tiranës. Ky koncensionar paguhet nga lekët e shtetit.

Balluku: Dua para se gjithash që të sqaroj faktin se impianti i Tiranës nuk ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit. Do ishte gabim dhe abuzim. I gjithë impianti ndërtohet përmes instrumentit të koncensionit. Koncesion do të thotë se koncensionari vendos nga paratë e veta dhe e ndërton atë dhe e përdor për 30 vite. Dhe më pas 30 vitesh vendos shtetit se çfarë do të bëhet me këtë impiantin. Ministria e Infrastrukturës nuk i kalon asnjë kokërr leku koncensionarit, zero. Ne mbështesim Bashkinë e Tiranës. Ato para kalojnë nga ministria te Bashkia, për të mbështetur bashkinë për menaxhimin e mbetjeve. Pra ne nuk i japim asgjë koncensionarit. Nuk ka asnjë marrëdhënie përmes buxhetit të shëtit dhe koncensionet. Koncesionet nuk ndërtohen nga buxheti i shtetit. Do më dëgjoni…zoti Bushati, po deshët! Unë nuk marr përsipër të hetojë apo të analizojë se si e menaxhon koncesionin firma koncensionare, pasi ka njësi për këtë punë. Por mos ta përdorim shprehjen se nga buxheti i shtetit kanë shkuar lekë te koncensionari. Koncensionari e mban për 30 vite me të ardhurat e tij. Nëse Bashkia paguan për shërbimin, duhet ta bëjë. Si mendoni ju s’do paguaj bashkia? Askush nuk i trajton mbetjet falas.

Këlliçi: S’do i hyja fare komentit për zërin e koncensulencës. Por tallje më të madhe se kjo s’ka. Këto para kanë shkuar për Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan. Në landifillin e Sharrës në këto vite janë dhënë 37 mln euro, dhe ai është landfill ende.

Balluku: Pyetjet tuaja janë të shkurtra, por konkluzionet janë të gjata. Se çfarë ka qenë landfilli i Sharrës dhe çfarë është sot, nuk është diçka që ngelet këtu mes nesh në bisedë. Banorët e Kombinatit e dinin se ku jetonin. nëse ka pasur një emergjencë mjedisore në Tiranë, ka qenë Sharra. Mos bëni konkluzione mbi përgjigjet e mia se aty keni raportin.

Këlliçi: Me mijëra qytetarë janë proceduar penalisht se kanë rregulluar çatinë, apo kanë zgjeruar dritaren, sidomos aty në Kombinat ku jeni dhe ju deputete. Në Landfillin e Sharrës nuk është bërë vetëm për përgatitje për ndërtim, por është bërë një e tillë pa leje. Pronarët duhet të ishin paditur për ndërtim pa leje.

Balluku: Ju mund të thoni se aty janë bërë ndërtime pa leje. Por unë ju them se aty është përgatitur kantieri, dhe deri në zbardhjen e lejes, nuk ka pengesë.

Këlliçi: A keni kontakt më me zonjën Gugallaj, Zotot dhe Mërtiri

Balluku: I dashur Belind, jo vetëm që nuk kam marrëdhënie dhe si kam takuar së fundmi, por bëj pjesë te ata njerëz që nuk i kam njohura asnjëherë. Si kam parë as në foto. Pyetja se i kam takuar apo jo së fundi bie. Si njoh dhe si kam takuar më parë, dhe as që nuk i takoj së fundi.

Këlliçi: A keni zhvilluar ndonjë takim elektoral dhe apo keni marrë ndonjë mbështetje financiare nga kompania “Integrated Energy BV SPV”?

Balluku: Nuk ia kam lejuar vetes që të futem në landfillin e Sharrës, dhe ti me kë ndjekur këmba këmbës për të më kapur në konflikt interesi. Sigurisht nuk kam marrë asnjë mbështetje financiare ndonjëherë nga ndonjë subjekt që mund të kem ndonjë konflikt interesi për shkak të detyrës. Këtë e deklaroj me përgjegjësi të plotë.

Zbardhi redaksia e BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: