TIRANE- Ndërkohë që kryeredaktori i Rilindjes Demokratike Blendi Kasmi dëshmonte për dhunën në protestën e 26 Majit të opozitës, pati përplasje e debate të forta mes deputetit socialist Fidel Ylli e demokratit Luçiano Boçi. Me foto të 21 Janarit në duar, Ylli donte të tregonte se Kasmi thjesht po viktimizohej e ishte nga ata gazetarë që në 21 Janar të 2011-ës i quajti puçistë kolegët e tij që bënin detyrën.

Në këto momente në mbrojtje të tij ka dalë Luçiano Boçi e të dy nuk i kanë kursyer të folurën me ton të lartë, debatet e forta e fjalët fyese ndaj njeri -tjetrit.

Gazetari Erjon Skëndaj ka siguruar për “BalkanWeb” videon e plotë të debatit në komision e Medias.

Fidel Ylli: Ju vratë 4 veta në bulevard futët në burg gazetarë, ca i larguat në azil dhe vini tani me një gazetar anëtar partie që bën viktimën këtu. Ky gazetar është viktimë jo gazetar i medias së lirë.

Ndërhyn Luciano Boçi: Mbylle gojën!

Fidel Ylli: Ik ore lëngaraq, u bëri ti të më ndërpresësh fjalën

Luçiano Boçi: Langaraq je ti!

Albana Vokshi: Qetësi!

Luçiano Boçi: Mbylle gojën!

Fidel Ylli: Gojën mbylle ti…katër vrasje qeveria jote, katër, katër

Luçiano Boçi: I vetmi që është gëzuar me ato katër vrasje ka qënë Edi Rama, legen

Fidel Ylli: Legen je ti, lëngaraq, halabak, je rrugaç, kryerrugaç dhe ordiner

Luçiano Boçi: Rrugaç je ti që ju pret fjalën kolegëve këtu, që nuk respekton radhën

Albana Vokshi: E shara dhe e fyera…

Vijojnë të sharat

Albana Vokshi: O Boç pusho ti tani…s’ka gjë se jam unë me mikrofon

Luçiano Boçi vazhdon debatin me Yllin: Si të dua unë do flas

Fadil Nasufi-Vokshit: Pse ja jep fjalën atij, ça tagri ka ai këtu (Për Fidel Yllin)

Fidel Ylli: Shife, shife ku e ka telefonin, vetëm gazetar nuk është ai. Ai është agresor. Të shkojë të gjejë atë që i ka rënë në kokë, të shkojë në Prokurori. Është ky që sot viktimizohet krijon dhunë, shkon shkul herkura e godet policinë. I thoshte puçistë Mero Bazes dhe gazetarëve të tjerë që bënin opozitë me 21 Janar. (I referohet një shkrimi të RD)

Albana Vokshi: Na e sqaro pak këtë me puçistët dhe a ke ushtruar dhunë ti në protestë?

Bledi Kasmi: Të sqaroj titullin e RD: Dështimi i puçistëve. Ishte 21 janari, sulmi ndaj kryeministrisë. 21 janari kishte si qëllim të shkelnin mbi trupa e kufoma për të marrë pushtetin. Shkrimi s’ka lidhje fare me gazetarët, nuk di të jetë dhunuar ndonjë gazetar në 21 janar. Në pamje ju keni vetëm një sekuencë kur ndodhem unë aty, tre minuta më parë, s’keni rënien pa ndjenja të një 64-vjeçari, ku e keni mund ta tregoni këtu. Mos mendoni që do shtriheshim si dele në rruge..më fluturuan syzet ku të gjeja kartë unë t’ja tregoja atij policit që erdhi nga rreshti i dyrtë dhe më sulmoi. Sulmi na detyroi të vetëmbroheshim. Unë uroj të mos jeni asnjëherë në ato rrethana.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb