TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së PD-së ka vijuar deri vonë, ku të gjithë anëtarët kanë folur dhe shprehur mendimin dhe kritikat e tyre.

Ish-deputeti Arben Imami, një nga kundërshtarët e Bashës, i lënë jashtë listave të 25 qershorit është shprehur skeptik ndaj deklaratave të kreut të PD-së për bashkim. Imami ka mbështetur deklaratat e Berishës lidhur me zgjedhjet.

“Analizën ta ka bërë Berisha. Mjafton ti ta kuptosh pse nuk kishim nevojë për bashkim para 6 muajsh po kemi sot? Se ti vendose kështu. Unë jam i hapur për bashkim por duhet të japësh prova pse të besojmë”, i është drejtuar Imami Bashës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: