Me debate po shoqërohet mbledhja e sotme ku po diskutohet akti normativ për kompensimin e çmimeve, ku u lëshuan akuza nga opozita se po përfitojnë oligarkë. Gjatë fjalës së saj Grida Duma kërkoi që në Komisionin për Çështje Sociale të Shëndetësisë të sillej lista me emrat e kompanive që përfitonin nga ky akt normativ.

Ndërkohë, në replikë është përfshirë ish-ministrja Anila Denaj, e cila akuzoi Dumën si kryetare të këtij komisioni se po pengon punën. Denaj kërkoi që Duam të nxirrte në votim shtyrjen e mbledhjes së sotme, gjë që u refuzua nga kryetarja e Komisionit.

Në cilësinë e zv/kryetares së Komisionit, Denaj hapi votimin, duke u rrëzuar shtyrja, ndërkohë që Sekretaria konfirmoi se ky proces shpallej nga kryetarja.

DEBATET
Duma:
Jakupllari tha se është ndërhyrje në konkurrencë. Në një ekonomi në krizë, që ty të ka rënë konsumi…
Denaj: Nëse një qytetar në Kurbin është në apartament falas si mund të krahasohet me atë që kërkon shtëpi në bllok. Është marrëdhënie ndryshe private. Pra janë dy target të ndryshëm grupi.

Duma: Target janë të ndryshme, por një kompani është e mbrojtur dhe tjetra jo. Ky është i njëjti treg, dhe po flasim për konkurrencën. A ta vazhdojë të bëjë kontratën ai që e ka detyrim. Po kur fitojnë më shumë ata ia ulni pagesat? Fondin e ka marrë ai 99%, por në rast se çmimi i betonit do të ulej do ia ulje dhe ti çmimin?

Bejtja: Meqë është situatë e vështirë, ne themi; po reflektojnë ndryshimin e çmimit të këtyre mallrave. Më thatë politikisht se të gjithë kontraktuesit që po flasim nuk janë armiq të popullit, por kompani shqiptare. Ky citimi’ oligarkë’ etje, është i gabuar. Me këtë logjikë duhet t’i kishim internuar. Por nuk ndodh, jemi në kushtet e konkurrencës dhe lirisë
Duma: Ndodh kjo që s’ke më mjekë dhe infermierë dhe hidraulikë se ikin. S’ke asnjë paketë për profesionistët.
Bejtja: E ke gabim. Kjo politikë që ndiqni ju i çon njerëzit jashtë. Si kemi çuar ne njerëzit jashtë, por është treg.
Duma: Lista e kompanive që prek ky akt normativ, e kërkojmë me listë, zyrtarisht.
Bejtja: Mund të mos preken, preken mallrat.

Duam: Listën e prokurimeve ve mbi të cilat ju jeni bazuar
Bejtja: Ne ju sjellim një listë, dhe ato duhet të sjellin argumentin nëse preken.
Duma: S’e besoj se shtysa për këtë akt normativ është se keni parë që çmimi është rritur dhe…
Denaj: Ky është spekulim. Çfarë kërkoni?
Bejtja: Do jua sjellim këtë listë kur të zbardhen emrat e përfituesve.
Duma: Kështu është kur ndahesh në palë. Themi ta shtyjmë këtë mbledhje dhe të na sillni dokumentacionin shtesë. Pa nëj faturë financiare ekzakte s’mund të marrim asnjë qëndrim. Ndaj ne kërkojmë listën e atyre kompanive.
Denaj: E kemi aprovuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, si komision përgjegjës, dhe të gjitha debatet jo në këtë formë, kanë ndodhur. Kostoja financiare u artikulua.

Vasili: Ne kërkojmë rregullueshmërinë. Jam i detyruar që të kujtojë se ky Parlament, por s’ka ndodhur kurrë që Komisioni përgjegjës jep vendimin pasi komisionet shprehen. E meqenëse ndodh logjika e faktit të kryer, votat e mundësojnë, por këtu jemi jashtë çdo procedure. Të jemi objektiv, nga kaq në kaq…vota bën mrekullira, por dhe hatara. S’ka faturë financiare aproksimative. S’mund të jetë, edhe dy, edhe një. Votojeni, s’ka vështirësi, por nuk është serioze. Si do shkojë ky akt në Kuvend? Ne opozita kërkojmë korrektesë. Ne s’themi dot se; s’ka gjë. Por se themi, se ka gjë. Është rritur vaji 3 herë. Ky është fakt. S’po gënjej. Po kështu dhe ai kamioni që i shpie në punë, është rritur karburanti. Çmimet në Maqedoninë e Veriut janë më të ulëta. Gojën s’ua ndalim dot më njerëzve, se gojën ta hap halli.
Duma: Ju mund të doni ta hidhni në votim, por s’mund të hedh në votim kërkesën për informacion. S’ka lidhje shtyrja. Mos më trego se ça do bëjë, se e di vetë. Rregullorja parashikon kërkesën e informacionit.

Denaj: Hidhet në votim shtyrja. Ju lutem. Në momentin kur nuk hidhet në votim shtyrja, bëni kërkesë. Pas propozimit tuaj kërkoj që të hidhet në votim shtyrja. Shërbimet duhet të na ndihmojnë juridikisht në këtë proces. Ne jemi përgjegjës për të diskutuar këtë diskurs.
Duma: Të marrim vendim për atë që është dhënë vendim. Është marrë, e keni kaluar në seancë.
Denaj: Duhet të hidhet në votim kërkesa për shtyrje.

Duma: Se çfarë bëhet, atë e di unë.
Denaj: Kërkojmë hedhje në votim, pastaj të tjerat.
Vasili: Ju keni ngritur kërkesën për informacion. Dhe unë po ashtu. Të drejtën që të sugjerojë dhe për të paraqitur sugjerime e kemi. Ka detyrë që komisioni të shqyrtojë. Votojeni vetë dhe hajde, mos e sillni këtu fare. Pse quhet për dhënie mendimi’. Ndaj përcillen këto shqetësime.
Denaj: Ne sot kemi për detyrë që të japim mendimin tonë. Zoti Vasili, mundem…
Duma: Jo nuk mundeni më. Nuk mundeni, pa jua dhënë unë fjalën. Pas vërejtjes time do jua jap fjalën. Po them diçka tjetër. Ne po kërkojmë; duam informacion zyrtar të saktë. Mbi atë informacion zyrtar të saktë, do kemi sugjerime tona dhe do i parashtrojmë ato në komision. Anila pse bën zhurmuesin? Ça halli keni?
Denaj: Ju po bëni diskursin tuaj personal, bëjeni në Kuvend.
Duma: Çfarë diskursi personal po bëj? Po sillem normalisht. Nuk lejoj askënd që të flasë me urdhërore. Ju mund të jeni, por rregullat nuk janë sasi.

Denaj: Mos e mbani peng komisionin
Duma: Atëherë qetësi! Rregullat nuk janë çështjes kartoni. Rregullorja përfshin faktin q kërkohet informacion. Nuk na kompleksoni, as nëse jeni 3 veta më shumë apo më pak. Bëjmë 5 minuta pushim, mbylleni
Denaj: Në mënyrë absolute rregullorja e Kuvendit zbatohet. Unë kërkoj që të vazhdojë mbledhja, të kalohet në votim për shtyrje. Pse mbahet peng komisioni i shëndetësisë për kryetarin? Po mbroni me diskurse duke mbajtur peng.
Duma: Ça kam personale këtu? Personale mund ta keni ju.
Denaj: Të vazhdojmë me rregulloren e Kuvendit. Kush e hedh në votim?! Unë. Do hedhim në votim shtyrjen. Nuk shtyhet… (votohet)
Duma-sekretarisë: Kush e hedh në propozim shtyrjen?
Sekretari: E hedh kryetarja
Duma: Atëherë për ça po flitet. Po ça kujtoni ju se ajo që është e dukshme se doni t’i jepni oligarkëve? Nuk ka shtyrje, duam dokumentet. Pikë mbaroi!
Anëtari i PS: Po shkel një të drejtë kushtetuese. Po e keqpërdorni mikrofonin dhe detyrën. Çdo vendim që merr komision, hidhet.
Duma: Kaq po ju them dhe unë. Kur kryetari i Komisionit e hedh në votim, bëhet procedura.
Anëtari i PS: Nëse falimentojnë kompanitë, ai qytetari se ble dot vajin.
Duma: Ai oligarku merr, këta të tjerët nuk paguajnë dot as vajin dhe qiranë.
Ilir Metaj: Të ruajmë qetësinë. Nëse mendoni se këtë vend ta përdorni për destinacione të tilla, nuk është etike, Akti Normativ do të votohet sot, ka marrë fund ky diskutim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: