Seanca e sotme plenare e Kuvendit është shoqëruar me një debat të ashpër mes kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe deputetit opozitar Ralf Gjoni, duke sjellë përjashtimin e këtij të fundit. E gjithë zanafilla e përplasjes mes tyre ka qenë fakti që Ruçi i ndërpreu fjalën Gjonit, pasi ku i fundit ishte duke folur për dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e shtetit nga mazhoranca. Ndonëse Ruçi i kërkoi Gjonit që të lironte foltoren, pasi koha e tij kishte mbaruar, ai nuk i është bindur urdhrit të kryeparlamentarit.

Kaq ka mjaftuar që Ruçi të përjashtojë nga seanca deputetin e opozitës së re. Ndërkohë, Ralf Gjoni ka shpërthyer në akuza ndaj Ruçit, ndërsa i është drejtuar këtij të fundit; “Të të vijë turp, komunist. E ke kthyer Kuvendin në pronë private”.
Pasi iu kërkua që të largohej nga seanca, Gjoni nuk iu bind urdhrit të Ruçit, ndërsa kryeparlamentari kërkoi nga Komisioni që deputeti të pezullohej për 10 ditë nga Kuvendi.

“BalkanWeb”
zbardh debatin e plotë mes Ruçit dhe Ralf Gjonit
Gramoz Ruçi: Zoti Gjoni, ke kohë që nuk po flet për ligjin. Për ligjin s’po flet fare.

Ralf Gjoni: Po flas për ligjin
Gramoz Ruçi: S’po flet për ligjin, do të ndërpresë fjalën. Jo për flet për institucionet e drejtësisë jo për ligjin
Gjoni: Po flas për ligjin. Kanë dalë të tjerë para meje, dhe kanë folur. Jam brenda temës dhe s’keni të drejtë të më ndërprisni fjalën.
Gramoz Ruçi: S’po flet për ligjin. Po flet për ligjet e institucioneve, por jo për ligjin në fjalë. Tagrin e kam unë. Ju ndërpres fjalën.
Ralf Gjoni: Ti nuk e ke tagrin për ta vlerësuar
Gramoz Ruçi: Uluni!
Gjoni: Harrojeni, s’ma ndërprisni dot fjalën.
Gramoz Ruçi: Ulu poshtë. Ulu. Ulu të mos marr masë se e ke zaptuar foltoren, edhe njëherë po të tërheq vërejtjen.
Gjoni: E ke pronën tate ti këtë?
Gramoz Ruçi: Ulu. Po të tërheq vërejtjen dhe njëherë. Po të paralajmëroj se do të përjashtoj nga seanca. Nëse do të vazhdosh të mbash foltoren do të përjashtoj për 10 ditë.
Ralf Gjoni: Unë pres që të mbajë fjalën. Zoti Kryetar nuk kam mbaruar fjalën, kjo nuk është pronë private e jotja.
Gramoz Ruçi: Do të përjashtoj nga seanca
Gjoni: S’më përjashtoni dot
Gramoz Ruçi: Rregullorja jo unë. Se kur zapton dy minuta foltoren, përjashtohesh nga seanca.
Ralf Gjoni: Nuk është normale kjo. Kjo është turp e faqe e zezë! Turp!
Gramoz Ruçi: Ulu mos të përjashtojë nga seanca
Gjoni: Kjo është e padrejtë. Regjia hapni mikrofonin.
Gramoz Ruçi: Sipas nenit 65 pika b, nëse deputeti vazhdon të mbajë të zaptuar foltoren pas vërejtjes, deputeti Gjoni përjashtohesh nga seanca

Ralf Gjoni: Komunist, shikoni simbolin e komunizmit! nuk ke turp!
Gramoz Ruçi: Gjoni jeni i përjashtuar nga seanca. Nëse Nuk zbaton urdhrin do të kërkoj të përjashtohesh 10 ditë. Dil nga seanca! Dil përjashta
Gjoni: Ju nuk meritoni…Zoti Ruçi më shihni në sy…Ju jeni tradhtar.
Gramoz Ruçi: Dilni nga seanca
Ndërhyn nga vendi Kujtim Gjuzi: O kryetar…
Gramoz Ruçi: Gjuzi mos fol se do të përjashtohesh edhe ti, të është hequr e drejta e fjalës, të mësohesh me rregull
Gjuzi: Punë e madhe

Ruçi-Gjuzit: Nëse flet dhe ti do përjashtohesh. Duhet të mësohemi me rregull
Ndërhyn Gjoni: Kujt do ti mësosh rregullin ti mo? Komunist
Gramoz Ruçi: Dil përjashta!
Gjoni: Pse të dal përjashta? S’ke turp s’ke, komunist. S’më intimidon fare.
Gramoz Ruçi: I kërkohet komisionit që të merret masa për përjashtim të deputetit me 10 ditë nga seanca
Gjoni: Të kesh turp.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: