Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri teksa ka publikuar videon nga debati mes policëve bashkiakë dhe një të moshuare që tregtonte fruta-perime në rrugë, theksoi se kjo është sjellje shtazarake ndaj atyre qe luftojnë për bukën e gojës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ demokratja pohon se po bëjnë të fortët me të dobëtit.

“Kjo është fytyra e tyre e vërtetë!
Sjellja shtazarake ndaj atyre që luftojnë për bukën e gojës!
Të fortë me të dobëtit, të dobët me të fortët!”, shkruan Pampuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: