Debatet brenda grupit demokrat duket se ende nuk janë shuar. Ndërsa kërkoi fjalën për procedurë, deputeti Korab Lita, kërkoi nga kryeparlamentari Ruci t’i japë përgjigje shkresës nisur në adresë të tij, për t’i dhënë zgjidhje, sic u shpreh ai, situatës së krijuar në grup. Lita kërkoi gjithashtu të hiqet nga lista e diskutantëve edhe emri i një prej deputetëve që sikundër u shpreh nuk është pjesë e grupit.

Në përgjige, kryeparlamentari Ruci, sqaroi edhe një herë se debatet brenda grupit demokrat nuk janë kompetencë as e tij dhe as e seancës, por e vetë deputetëve që bëjnë pjesë në të.

“Ju lutem edhe një herë, iu kam sqaruar seancën e kaluar. Nuk është kompetencë as e kreut të Kuvendit, dhe as e seancës të merret me lëvzjet e deputetëve në grup. Duhet t’i zgjidhni ju brenda për brenda. Nëse është një emër i renditur, është e drejtë e deputetit të kërkojë fjalën.” tha Ruçi ndërsa vijoi më tej me seancën plenare. Kujtojmë se debatet brenda grupit demokrat në parlament nisën për kryesimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb