Me temën “Lubonja kundër Kadaresë”, të enjten në mbrëmje në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi, “Të Paekspozuarit”, publikohen për herë të parë dokumente ekskluzive që pritet të hedhin dritë mbi debatin e Fatos Lubonjës me shkrimtarin Ismail Kadare, në lidhje me gjyqin e të atit, shkrimtarit Todi Lubonja.

Fatos Lubonja njihet si një ndër kritikët më të fortë të Kadaresë në këto 25 vitet e fundit dhe në gjyqin e tij ka implikuar të atin dhe Kadarenë si frymëzues të leximeve të fshehta dhe mendimeve të gabuara. Por një dokument i fundit i botuar, një dëshmi e babait të Lubonjës i hedh poshtë këto ide.

Sakaq, Lubonja i është drejtuar Kadaresë me një letër, ku i kërkon që të hapë dosjen e tij gjatë regjimit komunist dhe sidomos gjyqin ndaj Todi Lubonjës dhe Fatos Lubonjës.

Në përgjigje të letrës së publicistit Henri Çili, Kadare shkruante se Lubonja vetë e kishte pranuar në gjyqin ndaj të atit, se Todi Lubonja ishte influencuar prej Kadaresë për t’u bërë armik i regjimit.

Mirëpo, Fatos Lubonja e ka hedhur poshtë këtë version. Ai ka thënë se Kadare ka transformuar gjithçka dhe kërkon të paraqesë një njeri tjetër nga ai çfarë ka qenë në ato vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb