Vijon me debate emisioni “Open” i gazetares Eni Vasili, në News24, ku temë diskutimi është rritja e çmimeve në vend.

Analisti Fatos Lubonja akuzoi qeverinë se nuk është përgatitur për krizat, duke theksuar se kemi një ekonomi “ha dhe ik” dhe se qeveria ka shkatërruar gjithçka.

Nga ana tjetër, ish-deputeti socialist, Ervin Bushati tha se njerëzit duan të jetojnë në Tiranë dhe qeveria nuk mund t’i ndalojë.

Pjesë nga debati:
Lubonja: Nuk mund të justifikohesh me tërmetin, pandeminë e luftën tani, për të mbyllur sytë përpara një “sëmundjeje”. Ne nuk kemi parti që të merret me të varfrit, kemi parti oligarkësh. Rama i ka mbledhur e rreshtuar të gjithë si Putini në Rusi. Shqipëria ka nevojë për një parti të majtë. Aman Besart mos më ndërhyj, se e di që ke qenë deri dje liberal. Është shenjë që kjo parti nuk ka fare ndjeshmëri. A e dini sa është asistenca për njerëzit e paaftë në Shqipëri? Është te 100 mijë lekëshi, 200 maksimumi. Njerëz të sëmurë, që nuk punojnë dot. Këta kanë nevojë edhe për një kujdestar.

Kadia:Paguhen.
Lubonja: Të jap dhe prova po deshe. Këto janë situata para luftës, që tregojnë se këta njerëz jetojnë në varfëri totale. Ne nuk kemi grumbulluar asgjë, ne kemi ndërtuar një ekonomi “ha dhe ik”. Edhe ata oligarkët që kemi, nuk e di sa të pasur janë. Është një “tumor” që po shkatërron gjithçka.

Bushati: Sikur edhe vezën e artë të bëjë kjo qeveri, ju do thoni ishte diamanti, sepse keni një bindje të tillë. Ka mbaruar ajo ekonomia e planifikuar, që ju e keni luftuar vetë. Nëse njerëzit duan të vijnë në Tiranë dhe nuk dua të rrinë atje në majë të fshatit, ne nuk i ndalojmë dot. Dhe kërkesa është për Tiranën.
Lubonja: Kush i blen? Janë me 300 euro rrogë. Hë pra, kush i blen?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb