Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën politike në vend para zgjedhjeve të 14 majit, teksa është përfshirë në një debat me analistin Dritan Hila lidhur me vulën e demokratëve.

Hila deklaroi se meqenëse PD nuk do nxirren kandidatë në çdo bashki në zgjedhjet e 14 majit, do ishte më logjike që të dorëzonin vulën te Sali Berisha.

Sipas tij i është lënë fusha e lirë Berishës duke mos nxjerrë kandidatë në bashki si Durrësi apo Elbasani.

Nga ana tjetër deputeti i PD-së deklaroi se për të nxjerrë kandidatë në çdo bashki do duhej që të merreshin vendimet më herët për sa i përket logos së demokratëve.

Ai vijoi duke thënë se grupimi që mbështet ish-kryeministrin Berisha janë po ashtu demokratë dhe nuk janë kundërshtarë.

Pjesë nga debati:

Hila: Meqë nuk do nxirrnit as kandidatë le t’i jepnit dhe vulën, do ishte më logjike. Nëse thua që nuk do nxjerrësh kandidat do të thotë se nuk keni identitet. Identiteti vendoset me beteja dhe fushata.

Sula: Beteja duhet të bëhej më përpara.

Hila: Keni dalë me aq kandidatë sepse ia keni lënë fushë të lirë. Aty ku është e diskutueshme në Durrës dhe Elbasan ja keni lënë të lirë. Pas datës 14 maj duhet të gjeni korrierin dhe t’i thoni Berishës na fal se të ramë në qafë.

Sula: E mira do ishte që kur nis një lëvizje të ndahet mendja që në fillim.

Hila: Unë nuk e di çfarë logjike keni, nuk nxjerrin kandidatë për bashkitë, por keni nxjerrë për këshillat bashkiakë.

Sula: Demokratë janë dhe ata me Berishën, nuk i kemi kundërshtarë ata. Deri në 14 maj duhet të ishim të gjithë bashkë.

Hila: Nuk do i fitonit zgjedhjet. Berishës nuk ia dhanë në 2021, do ja japin tani pas sulmit të Berishës në seli…

Sula: Nëse do ishim të gjithë bashkë, argumentet e palës tjetër do ishin zero. Të thuash patericë e qeverisë është gabimi më i madh. Unë kam kërkuar të bëjmë zgjedhje brenda PD-së.

Hila: I kanë hedhur shaminë e paqes Berishës, i kanë lënë të lirë Elbasanin dhe Durrësin.

Sula: Jemi dy pjesë sot, Berisha me pjesën tjetër nuk ka parti, por janë vëllezërit tanë dhe bashkëpunëtorët tanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb