Deputeti demokrat Gazment Bardhi në studio ne emisionit “Open” në News24 është përfshirë në një debat me juristin Alket Hyseni në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Rama në çështjen McGonigal.

Hyseni deklaroi se kjo çështje nuk ka nisur të hetohet tani, por ka vite që hetohet dhe që McGonigal është në përgjim nga autoritetet amerikane. Sipas tij kryeministri Rama nuk ka pasur diçka për të fshehur për këtë çështje pasi për të është shkruar në mediat amerikane prej vitesh.

Nga ana tjetër Bardhi ka replikuar duke thënë se garanton se “Rama do ketë pasoja nga kjo” çështje, ndërsa tha më tej se nuk duhet të nxitohet me leximin e aktakuzës. Bardhi po ashtu ngriti pikëpyetjen nëse në aktakuzën që juristi posedonte shkruhet për informacionin e marrë nga zyra e kryeministrit Rama për ish-agjentin e FBI-së.

Bardhi:

Edi Rama do ketë pasoja, ta siguroj. Mos u nxito për atë aktakuzën. A ka për Agron Nezën aty se çfarë informacioni mori nga zyra e Ramës që ia dha McGonigal.

Hyseni:

Thatë që nuk mbaroi hetimi. Nëse mendoni se kjo aktakuzë nuk ka shkuar për gjykim do vedos në dyshim atë që thashë. Ky hetim nuk ka nisur dje, ka nisur prej vitesh. Charles McGonigal ka qenë në përgjim prej vitesh, i survejuar prej vitesh. Që në 2017 ka qenë nën hetim për këtë çështje. Nuk ka qenë hetim që ra si rrufe dhe e mori vesh Gazi e Alketi që ka hetim. Këtu nuk ka pasur çfarë të fshehë Edi Rama. Për këtë kanë shkruar mediat amerikane para se të dilte së fundmi. Po të kishte një rresht që do vinte në dyshim kryeministrin do kërkonim llogari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb