TIRANE- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka sqaruar debatet që ka pasur me Bashkim Finon në Kuvend gjatë miratimit të buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2015.

Ai thotë se ajo që ndodhi në Kuvend nuk ka lidhje as me LSI­në dhe as me seriozitetin ndaj procedurave të Kuvendit.

“Ajo që ndodhi në Kuvend nuk ka lidhje fare me LSI­në. Ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje me seriozitetin ndaj procedurave të Kuvendit. Ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje me seriozitetin e diskutimit dhe miratimit të Buxhetit të Shtetit të një viti. Ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje me kundërshtimin tim për të improvizuar në sallë me shifrat e Buxhetit të Shtetit. (Fjala bie, sot Ministri i Financave u detyrua të kthehet edhe një herë në Komisionin e Ekonomisë për të diskutuar e miratuar dy rregullime teknike të dakordësuar me FMN­në në fund të diskutimit. Ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje me kundërshtimin e tij për të paguar me paratë e taksave burokratë pas burokrati,
në mënyrë të paarsyeshme e thjesht për t’i bërë vend ndonjë udhëheqësi të vogël në administratë. Në fund, ajo që ndodhi në Kuvend ka lidhje edhe me etikën. Në atë sallë ka njerëz që e njohin mirë folklorin dhe romuzet, por të gjitha janë të padobishme për punën dhe miradministrimin e parasë publike. Kaq! Pjesa tjetër e thënë aty për punën e Komisionit të Ekonomisë është tërësisht një gënjeshtër e madhe”, thekson Braçe.

Propozimi i Finos për territorialen, Braçe lë sallën e kuvendit. Ndërhyn Rama
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: