TIRANE

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 u përplas me gazetarin Erjon Skendaj për gjendjen e spitaleve. Rakacolli tha se mediat kanë luajtur rol negativ  në pasqyrimin e lajmeve, një deklaratë që shkaktoi debat në studio.

Gazetari Skendaj nga ana tjetër theksoi se spitalet janë në gjendje lufte.

 Rakacolli: Është e vërtete se problemet janë të mëdha në urgjenca dhe problemi mjekësor është i madh. Në Kanada në familjen time me këmbën të thyer ka pritur 7 orë deri sa të mbarojë rradha. Nuk besoj se këtu ndodh se do thonë mjekët janë të pashpirtë.

Gazetari Erion Skendaj: Korridoret e Urgjencave plot, si në gjendje lufte

Rakacolli: Gjendje lufte se ka sëmundshmëri. Për urgjencën e pediatrisë ka një numër më të madh rastesh sa mund të përballohej në sezon. Duhet rregulluar vetë mentaliteti i familjes. Në përgjithësi nuk them se çdo gjë shkëlqen. Në mjekësi njerëzit janë më tepër të përgjegjshëm dhe vetëm një element si Genti dhe element i tillë të mendojnë shumë më ndryshe, si nuk pashë njëher të flitet për doktor Gentin i cili ndejti në punë. Nëse mund të përmendet fjala hero, mjekët janë vërtet hero. Asgjë nuk rregullohet menjëherë, nuk bëhen të gjitha ashtu. Një rol negativ ka luajtur media.

Gazetari Erion Skendaj: Si ka luajtur media? Media nuk bën reklamën e qeverisë as piarin e ministrisë. Ne nxjerrim problematikat. Atëherë gabim nëse e dini dhe nuk e pranoni.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: