Në emisionin “FrontLine” në “News 24”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço, u diskutua edhe për zgjedhjet e 25 prillit dhe mbarëvajtjen e tyre.

Kandidati për deputet i PS-së Plarent Ndreca deklaroi se PD e shpiku frazën “Rama kreu masakër elektorale” tre ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërsa, deputeti i zgjedhur i PD-së Belind Këlliçi u shpreh se përgjimet për blerje votash kanë dalë nga mediat e huaja të tilla si Zëri i Amerikës dhe Bild e se nuk kemi të dënuar, për shkak se gjykatat në vend janë të kapura.

Belind Këlliçi: Kam marrë policinë në telefon dhe nuk ka ardhur, edhe pse kishte ndërtime pqër efekte elektorale. Ndërsa, ka pasur arrestime, pse kanë vënë pllakat në shtëpi.

Plarent Ndreca: Në PD, janë emëruar njerëz me bekimin e Bashës. Basha ka të gjithë në varësi të tij. Ti ke folur individualisht, sepse PD ka thënë se zgjedhjet nuk janë të rregullta pas tre ditësh pas 25 prillit. PD tha se këtu është bërë batërdia tre ditë pas 25 prillit. Batërditë për zgjedhje të vjedhura i shpikët tre ditë pas 25 prillit.

Belind Këlliçi: Rama ka kthyer fenomenin e shit-blerjes së votës në rregull. Djegia e mandateve ka qenë vendim kolegjial. Ju nuk bëni zgjedhje të brendshme. Merkel bën zgjedhje në parti, Partia Popullore e ka Austria. Përgjimet ndaj jush për vjedhje zgjedhjesh e ka thënë Bild, Zëri i Amerikës, këtu nuk ka gjykata.

Plarent Ndreca: Kështu thua ti. Ky është opinioni yt.  Ti the se djegia e mandateve ka qenë i nxituar. Tani thua se e ka vendosur Këshilli, unë them e ka vendosur një person. Si të bëjmë zgjedhje të brendshme ne, kur Rama është kryeministër dhe ka marrë 800 mijë vota.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: