TIRANE– Debati maxhorancë-opozitë, i cili u ‘transferua’ në Parlamentin Europian në Bruksel, shkaktoi reagime të mëdha.

E mes këtyre reagimeve nuk mund të mungonte edhe komenti i kryeministrit Edi Rama, i cili ka ironizuar veprimin e djeshëm të opozitës, ku deputeti i PD-së Genc Pollo kërkoi që Taulant Balla mos të ishte bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit.

 

View this post on Instagram

 

Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on


Përmes një fotoje në ‘Instagram’ Rama ka ironizuar incidentin e djeshëm, pasi opozita edhe pse u largua nga salla e PE-së, nuk nguroi që të merrte pjesë në drekën e përbashkët me të pranishmit, ku ishte edhe Balla. “Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb