Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalën e Bashës në debatin me Nokën në Kreysinë e grupit parlamentar të PD.

Për Berishën, Basha tashmë ka shpallur non-grata edhe bazën e partisë apo anëtarësinë.

‘’ Miq, ish kryetari sot shpalli non-grata bazen e partise! Sb’’- shkroi Sali Berisha.

Gjatë debatit me Nokën, Basha theksoi se nuk do të mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend pasi s’mund të ketë grupime antiamerikane.

Nga ana tjetër zyra e PD sqaroi se Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë si antiamerikane në asnjë moment.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb