Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka kërkuar fjalën në Kuvend për të bërë replikë deklaroi se vendet e Beneluksit presin nga Shqipëria që të arrihet marrëveshja për ekstradimet.

Sapo kreu i PD-së ka nisur që të flasë për këtë çështje, atij i është hequr mikrofoni nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

DEBATI
Berisha:
Zotërinj deputetë, zonja deputete, të dashur qytetarë dhe qytetare, prej kohësh vendet e Beneluksit presin nga Shqipëria marrëveshjen e ekstradimit. Shqipëria nuk iu përgjigjet këtyre vendeve. Nuk i përgjigjet Belgjikës dhe vendeve të tjera për të firmosur në kohë…

Felaj: Kjo nuk është çështje për procedurë. Ky rend dite…seanca ka vetëm një rend dite. Çështjet e tjera nuk janë çështje procedure. Mos të bëjmë një debat të pavlerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb