Ministri i Diasporës Pandeli Majko, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se ka bërë të pamundurën që të mundësojë votën e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Majko, ndër të tjera ka replikuar edhe me deputetin Papa, duke thënë për të se “ke hequr kaçurrelat prej kohësh”.

Ndërsa, Papa ia ktheu, duke thënë se nuk merret personalisht me ministrin, por se shqiptarët në diasporë sot ndihen të indinjuar, njësoj si ata në Shqipëri.

Pandeli Majko: Kam bërë dhe po bëj maksimumin për të mundësuar votën e emigrantëve. Të gjithë faktorët duhet të jenë në sinkron. Kam qenë në çdo mbledhje komisioni, ku jam ftuar. Unë kam tashmë flokët e bardha dhe ti ke hequr kaçurrelat prej kohësh.

Kristaq Papa: Unë nuk merrem zakonisht me ministrat, por punën që ata bëjnë. Unë nuk merrem fare se kë takon ministri kur shkon jashtë, por të bëjmë sa më mirë për atdheun. Shqiptarët jashtë vendit janë po kaq të indinjuar, si ata që janë në vend. Duhet të shikojmë betejën sesi të mbajmë jo 3 milionë njerëz, por 4-5 milionë, sepse Shqipëria është një vend i bekua nga Zoti.

Pandeli Majko: Unë kam raportuar kurdoherë për reformën e diasporës. Të gjithë duhet që të vijnë këtu, duhet që të informohen dhe të mos keqinformohen. Vjen këtu e fut të holla dhe të trasha, më flet për tendera e më shmang nga ajo që doja të thosha. Njerëzit për arsyet e tyre ekonomike, por nëse ka diçka pse ikin shqiptarët, janë budallallëqet që thonë politikanët në vend, siç ndodhi edhe në këtë interpelancë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: