Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar në distancë debatit që përfshiu palët, ku PD kërkoi debat për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendëskryeministrit dhe PS refuzoi.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Salianji mes ironisë shkruan se makineria e plaçkitjes i hoqi fjalën opozitës.

“Makineria e plaçkitjes!
I marrin të gjitha, heqin fjalën e opozitës, përdhosin parlamentarizmin!”, shkruan Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb