Deputeti i PD-së, Flamur Noka i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 është përfshirë në një debat me ish-deputetin e PS-së Ervin Bushati në lidhje me zgjedhjet e 14 majit dhe performancën e kampeve politike në garën elektorale.

Bushati deklaroi se socialistët do kenë kryebashkiakë në 80% të territorit, duke marrë edhe bashkitë me më shumë shtrirje gjeografike si Tirana, Durrësi apo Elbasani.

Nga ana tjetër deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i është kthyer duke i thënë se kur e sheh atë, shikon një “mafioz, incenerator apo kullë”, dhe se këto janë të njëjtat gjëra që votojnë njerëzit që mbështesin Partinë Socialiste.

Pjesë nga debati:

Bushati:Unë jam gati të vij pasi të numërohen votat dhe të shohim se PS do ketë një kryebashkiak në 80% të popullatës.

Noka: Ça do i thuash qytetarëve të Tiranës, do u thuash ti që than nuk do ndërtoj kulla po më pas i ndërtoi. Do u thuash ma bëni hallall që mora paratë e inceneratorëve.

Bushati: Unë jam gati të marr

Noka: Ti bëre gjithçka që të lësh vendin pa opozitë.

Bushati: Unë 75 kile jam, si e lash vendin pa opozitë?!

Noka: Më dukesh një mafioz, një incenerator, e ke vështirë të dukesh si socialist, herë ngjan si kullë, herë ngjan me vrasësit që ikin në Dubai, herë më ngjan me pallatet e portit të Durrësit, herë si paratë e inceneratorit. Shqiptarët kur të votojnë ty votojnë këto gjëra.

Bushati: Berishës i ka interesuar vetëm non-grata, nuk do që në fund të CV-së të ketë non-gratën, donte të vinte që të thoshte që atë ia vendosi Rama me lobim.

Noka: Shiko vulën a e ke në xhep, se demokratët nuk i vendos kurrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb