Në emisionin “Open” në News24, të ftuarit kanë debatuar në lidhje me faktin nëse SPAK po vepron apo jo mbi aferën e inceneratorëve dhe mbi katastrofën mjedisore që pritet të ndodhë nëse vijohet me të njejtën linjë veprimi me groposjen dhe djegien e mtyre.

Julian Zylo: Kur SPAK ka vepruar ish-LSI ka nxituar të bëjë garë me PD kush ka akuzuar e para për të nxitur veprimet e SPAK. Kur nuk vepron qenka institucion vegël e Ramës.

Klevis Balliu: Po kreu detyrën e përshëndesim. Nëse nuk e bën detyrën e evidentojmë. SPAK është nga këmbët tek koka i kapur

Zylo: Drejtësia e PD pse nuk arrestoi njeri

Balliu: Pyet Ramën

Zylo: Gjithë ato vite në pushtet si nuk një ministër nuk paska bërë aq të pastër e skanë bërë asnjë shkelje

Balliu: Në kohën tonë nuk pagoi asnjë shqiptar 30 mln euro kilometrin e rrugës. Edhe Rruga e Kombit nuk ishte aq. Nuk ka pasur ministër trafikant Droge. Më shumë trafikant brenda policisë se jashtë. Dhe nuk ka qenë pronari i një kompanie në kërkim dhe kompania të vijojë të vjedhë. Këta në PS as nuk martohen pa lejen e Ramës. Jo më të vjedhin pa lejen e tij, del tani thotë nuk e dinte për ndërtimet pa leje. Tha nuk e njoh Zoton nuk e kam takuar ndonjëherë. Kontratën e ka bërë qeveria e tij jo e imja. Ka një fakt të pamohueshëm, pavarësisht e problemeve të drejtësisë në të kaluarën 80 përqind e çështjeve qytetar-shtet fitoheshin nga qytetarët. Sot 90 përqind e çështjeve të shtet-qytetar i fiton shteti.

Zylo: Rama ka thënë jam krenar për vendimmarrjen politike dhe shkeljet ata që i kanë bërë po hetohen nga drejtësia që qeveria e Ramës e lë të hetojë.

Edmond Panariti: Duken simptomat e para të një katastrofe mjedisore. Sa kohë nuk ka mundësi financiare të paguajë depozitimin se bashkitë janë copë-copë do ti djegë duke shkaktuar probleme të mëdha mjedisore. Nuk absorbon as vend depozitimi në lanfill dhe as inceneratori. Pse i djeg plehrat kur ka një kontratë që duhet të depozitojë e ti djegë dhe kush i djeg?

Zylo: Fieri e Elbasani, nëse gjërat shkojnë drejt vendimit themelor duhet të jenë pronë e shtetit shqiptar.

Panariti: Jam ekspert toksikolog, ti je gazetar

Zylo: Jam diplomuar për shkenca politike në Romë

Panariti: Në mes të ditës po ndodh djegia e plehrave që ve në rrezik shëndetin publik.

Zylo: Nëse nuk më dëgjon njeri kot që po rri po iki.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb