TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit pohoi se qeveria ka rivendosur kontaktet me opozitën për Reformën Zgjedhore. Socialisti tha se për këtë çështje nuk ka një paketë të PS, por një paketë dhe përfundim të punës paraprake të ekspertëve.

“Dialogu zhvillohet në institucione. Kemi rivendosur tashmë komunikimin sa i përket kodit zgjedhor dhe në të njëjtën frymë duhet të diskutojmë dhe për çështje të tjera. Nuk ka një paketë të PS por një paketë dhe përfundim të punës paraprake të ekspertëve të reformës zgjedhore që në komunikim dhe bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit të reformës zgjedhore të kryesuar nga Bylykbashi ta çojmë në përfundim. Kemi një afat që është mesi i dhjetorit të këtij viti që duhet ta përmbyllim. Puna e bërë deri më tani garanton që asnjëra nga palët të mos ketë problematika të paadresuara sepse puna është zhvilluar vetëm mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Është detyrim i të gjitha palëve ti votojmë një orë e më parë”, theksoi Balla.

Po ashtu Balla u ndal edhe tek debati pas përplasjet që ndodhi në Bruksel me përfaqësues të opozitës, të cilët kërkuan largimin e tij nga salla.

“Kurrë Shqipëria nuk ka pasur ka shumë miq në PE sa ka sot. Sjella e PD në Bruksel nuk e prishi qëllimin e mbledhjes. Shfaqja e opozitës në PE, një akt i turpshëm”, tha Balla. Ai tha se debatet dhe sharjet në Bruksel nuk i bëjnë mirë Shqipërisë, ndërsa i bëri thirrje PD-së që të reflektojnë pas rekomandimve të PE-së.

“Sharjet në Bruksel nuk i bëjnë mirë Shqipërisë. Partia Demokratike duhet të reflektojë pas rekomandimeve të Parlamentit Europian. PE i kërkoi PD-së të mos vazhdojë bojkotin dhe se duhet ta presë atë. Sqarimet mes partive në Shqipëri, jo në Bruksel”, pohoi Balla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: