TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin që ndodhi në Bruksel, ku përfaqësues të opozitës braktisën mbledhjen e PE-së pasi kërkonin përjashtimin e Taulant Ballës si bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit.

Teksa ka publikuar mesazhin e një miku pa emër, Rama na kujton kështu qytetarin dixhital të ish-kryeministrit Berisha. Miku i kreut të qeverisë, që thuhet se është pjesë e PE-së, ishte tmerruar nga ato çka dëgjoi në mbledhje.

“Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian: I dashur Edi!S’kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…”, thuhet në mesazhin e postuar.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: