Në emisionin “Pikët mbi I”, në “News 24”, u diskutua për grevën e punonjësve të AlbControl, nga e cila, u lajmërua se deri më 8 prill në orën 10:00 do të pezullohen të gjitha fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Për të diskutuar mbi këtë temë, në studio ishin të ftuar dy analistë të njohur, Artur Zheji dhe Mentor Nazarko.

Zheji e cilësoi si të turpshme deklaratën e ministres Belnida Balluku për grevën në fjalë, pasi sipas tij, ajo është një protestë e heshtur nga persona të shkolluar, ndërsa shtoi se është e gabuar nga ana e kryeministrit Edi Rama të fajësojë për këtë çështje ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta, pasi sipas tij, nuk kanë shumë kompetenca.

Nga krahu tjetër, Mentor Nazarko e cilësoi grevën si të ligjshme, por nënvizoi se, protesta e tyre të jetë e shkurtuar pasi bëhet fjalë për aktivitetet e njerëzve.

Artur Zheji: Është jo normale të thuhet që një grevë, e natyrshme, e ligjshme, nga ana e punëtorëve super të shkolluar, të konsiderohet grusht shteti, sikur ta kanë pushtuar aeroportin. Kryeministri tha sabotim. Këtu ka një gjë, këtij zotërie, po i del situata ekonomike nga kontrolli dhe thërrasin terma, grusht shteti, sabotim. Ne i kemi parë këto në kohën e komunizmit, kur njerëzit nuk kishin kritik, thonin sabotim. Çlidhje ka Sali Berisha që është i tërhequr nga punët e veta dhe Ilir Meta që është tërhequr dhe po merret me punët e tij. Ka një armik të gatshëm, sa herë që nuk janë mirë punët, fajin e ka Slaiu. Duam zgjidhje nga kryeministri, Rama është në pushtet.

Mentor Nazarko: Është sfiduese që ta shohësh këtë zhvillim bardh e zi. Greva është e ligjshme, sepse kam dëgjuar që edhe në aeroporte të tjerë të borës zhvillohen greva kontrollorësh. Ata që janë aty nuk janë njerëz të zgjedhur politikisht dhe i ka bashkuar interesi i grupit që i ka përbashkuar ata në një kërkesë që nga këndvështrimi i tyre është i ligjshëm. Kontrollor fluturimesh në Shqipëri do të jenë 60. Mendoj që nga pikëpamja propagandistike qeveria është e avatazhuar, sepse është e lehtë nga publiku të

Pyetja: Rama ka thënë që Ilir Meta dhe Berisha duan të mbyllin aeroportin?

Artur Zheji: Ai duhet të bëjë një vizitë për çmenduri, ka qenë Giulio Andreotti dhe dikur në Itali të gjitha akuzat kanë qenë për të. Ka pasur një problem në hapësirë dhe Andreotti bëri deklaratë dhe tha që mos thoni ju lutem që e kam unë fajin.

Pyetja: Presidenti sipas Ballukut duhet të hynte për ta zgjidhur?

Artur Zheji: Nuk e di që në një Republikë Parlamentare, Presidenti që ka pak kompetenca, varet nga ai. Apo Berisha që s’është as kryetar partie, e as kryeministër.

Mentor Nazarko: Ne që analizojmë dhe vendosim pikat mbi i, nuk kemi raportim të plotë si është konteksti i kësaj ngjarje, ulja e rrogave është e paralajmëruar. Është një arsyetim logjik të ulen pagat, ajo që ka ndodhur me pandeminë është forcë madhore, unë s’dua të ngutëm me ftesën tënde të sjellshme dhe të them që e kanë 100% fajin kontrollorët apo shteti. Nëse insistohet në këtë temë, mendoj që shteti, ka më shumë instrumente të luaj që interesi i qytetarëve është më i lartë.

Artur Zheji: Më sjellin një mesazh dhe më tregojnë një grevë të bërë në Itali më 29 janar të vitit 2021. Thjesht një grevë 7 orëshe, askush nuk doli, as kryeministri Conte, e nuk foli për sabotim. Punonjësit bëjnë grevë, padronët bëjnë kalkulimet e tyre. Pori gjithë problem është të dali kryeministri të thotë sabotim dhe të dali ministrja të thotë grusht shteti dhe faji ti vendoset Presidentit, tregon që ta politizosh enkas, ta çosh tek Berisha apo Meta që të dhe ta shesësh këtë patate të nxehtë. Kjo është lojë politike, patjetër. Nuk bën konspiracion Sali Berisha. Militantët do të thonë, ai i poshtri. Lulin e ka xhan aid he e lë jashtë.

Mentor Nazarko: Ajo që tha Zheji, greva na gjeti të pa përgatitur, edhe për ne që duhet të analizojmë. Më bëri përshtypje një element që është përkohshmëria e grevë. Zakonisht greva të tilla janë 7 orëshe. Ne nuk e dimë se sa orëshe është kjo.

Pyetja: Si mendoni që shkon kjo histori, Balluku tha se qeveria ka plan për të hapur fluturimet dhe tha se përgjegjësit do të shkojnë në ndjekje penale?

Mentor Nazarko: Ka disa sektorë qofshin të pronësisë publike që kanë një lloj e cila e drejta e grevës nuk zbatohet në plotësi. Policët nuk behën dot grevë, mjekët nuk bëjnë. Edhe greva e tyre duhet të përfshihet si greva e atyre kategorive që s’mund të bëjnë grevë të gjatë. Sepse ligji po rehaton interesin e një grupi profesional brenda interesat publik. Kur thotë që është vepër penale, i referohet thyerjes së kodit të Punës.

Artur Zheji: Në këtë vend kur kryeministri, para disa kohës ftojë investitorët e huaj ejani investoni në Shqipëri se s’kemi sindikata. Kjo do të thotë që s’kemi demokraci. Një shtet që garanton paprekshmërinë e atij që punon, themelet e mirëqenies së përditshme. Pra këtu jemi në një vend, kur punëtori është skllav dhe të heqësh të drejtën të protestojë, ai është ta kthesh në skllavërinë e dikurshme. Këta që kanë bërë grevën e grumbullimeve janë guximtarë, sepse gjysma prej tyre aplikojnë dhe gjënë punë nëpër aeroportet e Evropës. Një pilot duhet të ketë mbi 4 mijë orë fluturim që të ketë marrë pasagjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb