Nervozizmi në trafik është diçka sistematike, sidomos në qytetet e ngarkuara me makina.

Një situatë e tillë ka ndodhur në Rijekë të Kroacisë. Në videon e publikuar, shihet një i ri, duke qëndruar në pritje në semafor.

Më pas, për arsye të padituara, ai del nga makina dhe nis të debatojë me një grua që ndodhej një makinë përpara tij.

Por mesa duke ai u ngatërrua me personin e gabuar, pasi gruaja del me një shufër në dorë dhe nis ta ndjekë me shpejtësi, ndërsa i riu, largohet për t’i shpëtuar sulmit.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb