Brisida Shehaj e ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 ka folur në lidhje me largimin e shqiptarëve nga vendi teksa ka thënë se shpopullimi i vendit është për arsye politike.

Nga ana tjetër analisti Dritan Hila ka thënë se shëndetësia dhe arsimi në vend nuk janë me standardet e Perëndimit por sipas tij ka përmirësime me qeverisjen e kaluar, ndërsa i citoi Shehajt se me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja ka pasur koalicion, deklaratë të cilës Shehaj i është përgjigjur duke thënë “të mos kalojë me emra”.

Ajo shtoi se nëse Hila do të shihte grafikun e TVSH-së për investimet në vend do “çmendej” nga rezultatet.

Shehaj:

Që ka shpopullim në Shqipëri vetëm duhet të jemi verbuar që mos ta shohim. 17 mijë nxënës më pak se një vit më parë, të moshës shkollore 6 deri në 15 vjeç. Rinia këtu po ikën. Ne duhet t’i themi politikës që dy shtyllat kryesore arsim dhe shëndetësi, që kanë dalë raportet nga KLSH për gjendjen e tyre. Ky zotëria ka ardhur këtu dhe kur bëja unë fushatë më vendoste forcat operacionale mbrapa kur trokisja në dyert e shqiptarëve. Shpopullimi është politik.

Mos e kalo me emra, Rama është vendimmarrësi se nuk besoj se nuk i dinte njeri 430 milionë eurot për inceneratorët. Janë para ato që i kanë marrë. Ke landfillin në Vlorë, ke te OSHEE, kenë ca vende të tjera miliona. Ato duhet t’i merrte zotëria dhe të mos blinin gomone shqiptarët. Do dalin avash avash kontratat. Ka një dekadë që ikin njerëzit. Nëse të tregoj raportin e grafikun e TVSH-së për investimet në vend do çmendesh, nëse e shikon një ekspert ekonomie atë grafik e kupton gjendjen.

Hila:

Ne vërtetë nuk kemi shëndetësi si Perëndimi, por është më e mirë se kur e drejtonte Petrit Vasili. Edhe kur ka qenë Nard Ndoka. Iir Beqjan e keni pasur në koalicion me sa di unë. Do jepeshin 430 milionë, nuk janë dhënë, 110 janë dhënë. Duhet të gjejmë sa janë vjedhur. Arsimi vërtetë ka rënie, ka largime. Por mos harrojmë, janë dhënë diploma false në atë kohë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb