Gjatë punimeve të Parlamentit ditën e sotme deputetja demokrate Jorida Tabaku është përfshirë në një debat me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro me shkak temën e 21 janarit.

Tabaku deklaroi se është  turp dhe neveri” për këdo që përdor të vrarët dhe të vdekurit për qëllime politike, ndërsa shtoi se sa herë që mazhoranca ka nevojë “i nxjerr ata nga varri”.

Nga ana tjetër Kumbaro iu kthye demokratëve duke u thënë të kërkojnë falje për “qeshjet cinike”, teksa vijoi duke thënë se atyre duhet t’u vijë turp pasi kanë “duart me gjak”.

“Kërkoni fale për atë qeshje cinike, do presim këtu deri sa të bëhet drejtësia. Nuk jemi as prokurorë as gjykatës. Kemi votuar një reformë drejtësie dhe do presim ta bëjmë. Ju që keni duart me gjak duhet tu vijë turp”, u shpreh ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb