TIRANE-Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit vasili, ka reaguar sërish për debatin e lindur lidhur me zgjedhjet për kreun e ri të Akademisë së Shkencave. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ish-kryetari i LSI teksa flet për gjendjen në të cilë ndodhet ky institucion, thotë se “Akademia e Shkencave ka nevojë për reformim, por jo për inkuizicionin financiar të Kryeministrit”.

Teksa akuzon kreun e Qeverisë, Edi Rama, se nuk mbështet apo përkrah shkencën dhe akademinë, Vasili shkruan se “Inkuizicioni mesjetar i kryeministrit është pjellë e padijes dhe anti-shkencës”.

POSTIMI I PLOTE
Akademia e Shkencave ka nevojë për reformim, por jo për inkuizicionin financiar të Kryeministrit.

Shkenca nuk ka nevojë për asgjësim, rrethim dhe izolim.

Shkenca ka nevojë për mbështetje, përkrahje, legjislacion të ri të përparuar dhe reformë të thellë.

Inkuizicioni mesjetar i kryeministrit pjellë e padijes dhe anti-shkencës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb