Gjatë mbledhjes së Komisionit të Financës dhe Ekonomisë anëtarja e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë, Jorida Tabaku u shpreh se është dakord me dekretin e presidentit Meta në lidhje me Aktin Normativ.

Ajo u shpreh se kishte dëgjuar ministren e Financave në lidhje me stimulin ekonomik dhe vuri në dukje që Akti Normativ i qershorit 2021 nuk ka lidhje me stimulin Ekonomik.

“Nuk e kuptoj çfarë stimuli ekonomik do të japin për ekonominë 1 mld lekë për AKSHI apo 1 mld lekë për dronët që blihen nga Turqia. Ne mund të mblidhemi kur të doni për pandeminë dhe rindërtimin por nuk kemi një AN për këto çështje por për disa çështje “ nënvizoi ajo ndërsa vuri në dukje se shpenzimet në Akti Normativ 2021 nuk kanë lidhje me zërat”, tha Tabaku.

Tabaku gjithashtu ka vendosur në dukje planin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Tabaku nënvizoi se Gjykata Kushtetuese ia ka hequr të drejtën Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e Teatrit.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim për Teatrin Kombëtar, prishja është ilegjtime, prona i ka kaluar Ministrisë së Kulturës. Për çfarë arsye i kaloni Bashkisë Tiranë 900 mln lekë për Teatrin Kombëtar kur vendimi për prishjen është antikushtetues dhe prona i ka kaluar Ministrisë së Kulturës?!”, përfundoi Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb