Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka replikuar këtë të enjte me deputetin e PD Luçiano Boçi, pas akuza të këtij të fundit se pedagogët janë lënë pas dore nga Ministria dhe qeveria Rama.

Pjesë nga debati:

Ministrja Evis Kushi: Ua sjell unë të gjithë kolegët tanë që kanë aplikuar për kërkim shkencor. I kemi pothuaj në të gjitha departamentet.  I kemi me shifra. Shoh që nuk jeni dakord me rritjen deri në 15% , e thashë edhe më parë buxheti i shtetit do të mbulojë 7 % ndërsa vetë universitetet mund të rrisin pagat. Nuk janë vetëm tarifat e studentëve burim i të ardhurave. E shikoj se sa ju ka mbetur merak Kongresi i

Arsimit dhe sa shumë xheloz jeni bërë për suksesin, ishit të ftuar mund të kishit ardhur. Ftesa ju erdhi të gjithëve, por nuk e dinim që ju e keni dashur me emër e mbiemër të gjithsecilit. Kongresi ishte një sukses u vlerësua dhe nga ndërkombëtarë, kishte përfaqësues nga universitete më prestigjioze, ju jeni xheloz se mbase nuk keni bërë një kongres si ai. Por të flisni për shkollat  e reja duhet një guxim shumë i madh dhe të flisni për shkollën Sami Frashëri, zor se do të gjeni një infrastrukturë të tillë”, tha ministrja Kushi.

Luçiano Boçi: Besoj se kërkim shkencor ju quani edhe mbylljen e degëve. keni mbyllur biokiminë,, në Korcë, në Gjirokastër. Gjirokastra rrezikon të mbyllet si Universitet, degët e mësuesisë janë shumë të rrezikuara. Edhe në Universitetin e Elbasanit do të mbaheni mend për mbylljen e mësuesisë.  Keni 10 vite që nxirrni se çfarë ka ndodhur para 10 viteve. Këtë vit matematika ka vetëm 20 studentë, a e kuptoni ku po e çoni Shqipërinë. Ju e veshët paaftësinë me Kongres. Bravo, suksese dhe urime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb