Kryeministri Edi Rama teksa fliste për Butrintin në Parlament nuk i ka ndalur fyerjet ndaj deputetëve të opozitës.

Ai tha se nuk ka marrëveshje sekrete për këtë çështje, ndërsa i cilësoi deputetët demokratë si “të afektuar nga budallëku”.

“Kartela klinike?! Këtë e kam dëgjuar den baba den nga ai që ka vdekur dhe ë e dëgjoj te ju. Kur përplaseni me njëri-tjetrin jeni pjesë e së njëjtës gjë. Tani edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar te ju kam kohë. Kjo e kartelës tregon edhe njëherë se pse jeni e njëjta gjë, edhe kur jeni të ndarë. Ju flisni të njëjtat fjalë dhe njerëzit kur ndahen për shkak mospajtimesh politike kulturore estetike, nuk i dallon dot po qe se dallohen vetëm nga fytyra. Këtë e dëgjoj si shembullin e asaj që thash, që budallëku në kopenë tuaj është sëmundje ngjitëse. Kjo është. Ky është fakt të cilin e vërteton e përditshmja juaj, pavarësisht se në cilën anë jeni. Dua të merrem me thelbin, për shkak se vazhdon për fat të keq që fjala juaj, budallëku juaj të gjej jehonë nëpër tribuna të ndryshme që janë tribunat e atyre që kanë arsyet e tyre ta përdorin budallëkun tuaj me shpresën se do të nxjerrin diçka. Këtu nuk ka marrëveshje sekrete.

Se ç’a do të bëhet me Butrintin e vendosim ne që e kemi shpëtuar Butrintin nga ju. E mbajmë mend se ç’ishte Butrinti nga pikëpamja e gjendjes kur isha Ministër Kulture. Nuk ka lidhje se nga vini, sa normal keni qenë, në momentin që jeni bërë pjesë e kësaj kopeje jeni afektuar nga budalleku. Kjo do të thotë të jesh në një krizë, e zgjidhni vetë, nuk iu ndihmoj dot. E keni shtrembërim në ADN që për çdo gjë flisni mbrapsht. Nuk keni pse fyheni. E dini se kush është fondacioni? Apo ju ka zënë sytë lufta me Amerikën dhe çdo gjë amerikane ju duket problem? Fondacioni amerikan është një kontributor i rëndësishëm në procesin e vendit, me kohë dhe vakt. është faktor dhe bashkëpunëtor i qeverisë, jo sot por i të gjitha qeverive të Shqipërisë. Ju nuk po akuzoni mes nesh, por po akuzoni se fondacioni amerikan, me qindra miliona dollarë, që janë kontribut i një grupi njerëzisht që jetojnë në SHBA, që mbledhin fonde për Shqipërinë, që nga pikëpamja ekonomike janë ok, na paska hyrë në një marrëveshje sekrete me qeverinë tonë për të hapur bare dhe restorante në Butrint!”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb