Aktorja Ema Andrea ka reaguar pas kritikës së drejtoreshës së teatrit “Migjeni” për “Çmimet Kult” për përfshirjen në to të shfaqjes “Zona e Pritjes” pasi kjo shfaqje nuk është ndjekur nga organizatorët dhe për këtë arsye do gjykohet pa e parë.

Andrea i del në krah Gjekës duke theksuar ndër të tjera se në kët vend festivalet e teatrot janë ba si drita Kshnellash, fik ndiz sipas dëshirës së Ministrit të qeverisë së radhës apo ndonjë artisti influencues a politikan/e artist. Sipas saj, artistët janë vetmbajt peng, në heshtjen e tyre e kanë luftuar këdo që ka mund me dal nga rreshti pazan!

POSTIMI I PLOTË
E dashtun Rita Gjeka, po nis me ty një bisedë me hyrje të shkurtër sepse kam shumë gjana për me thanë e s’mundem me shkrujt gjatë. Po t’flas gjysëm tosk e gjys geg e ti e din arsyen.
Por mendova gjatë (ende dyshoj) a duhet me e ba publike përsa mediet e rrjetet e fyerjeve e t’shameve mkanë lodh, e prej kohësh shkruej gjithnjë e ma pak se s’po kam nevojë për gjithënjohje.
Jena, n’krize e dashtun, jo prej pandemisë por prej vedit.
Në kët vend festivalet e teatrit janë ba si drita Kshnellash, fik ndiz sipas dëshirës së Ministrit të qeverisë së radhës apo ndonjë artisti influencues a politikan/e artist/e, ca fiken, ca ndizen, ca opakohen, por asnjë nuk ndriçon fort.
E kështu, ca rrehen me lavdinë Vermosh-Konispol e quhen ‘Yje, Stars etj e ca të tjerë hapen poresh ndër tavolina mjaullitëse për ‘padrejtësitë e kësaj bote’
E ma t’rehatuemit kanë kenë e janë ata që heshtin e ‘shohin punën e vet’ derisa një ditë bërtasin nga pickimi..por hajt!

Artistët janë vetmbajt peng, në heshtjen e tyre e kanë luftu këdo që ka mujt me dal nga rreshti pazan!
Çmimet n’kët vend kane hup vlerën tash sa vite, terrorizuem prej telefonatave e lotve kapriçoze të vetpengmarrësve
Rrehena lehtë na, jena si fmija!

Duhet me u rrit e me u çu n’kambë për me ec!
E di që historia asht e gjatë, e plot me emna t’hupun përgjegjsish, por deshta veç me t’ngacmu pak kujtesën si pjesëtare (prej diplome) e punëtorëve me mëditje të artit, si shërbim ofruese (cilësim zyrtar, tender për çmimin më të ulët) e si ‘grindavece’ e kahershme për këto punët tona, cilësim ky që fort m’knaq se s’më pëlqen me bërtitë, as pickimet s’i kam qejf e sepse mendoj se punë e tua jane edhe të miat!

Meqenëse e njoh mirë ishullimin, e i kam pa qafat përthyeme kërcënueshëm për fjalët që kam thënë pa ul kokën, e meqë s’kam pas kurrë sheqer nëpër duar për me ndjell lavdi, e kam ndigju fort fyerje oborresh e tavolinash ku gatuhen të lançuarit e pavlerë, sot, do të qëndroj me ty, pa pathos e pa dashni për ty, por për veten!
As unë nuk du me qenë pjesë e një vlerësimi, pa ditë se kush me vlerëson e në se ka pa shfaqjen e radhës në platè. Sa për çmimet ndërkombëtare, nuk flas sepse ata janë kúti jem profesional.

Mundesh mos me kenë dakort, por aní, ndaj e quej bisedë. Tek e fundit, do kenë me çfarë me u marrë do ditë ?. P.s. A ta nxjerr foto çka kam gatu për darkë?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb