Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me debatin pas ekspozimit të fotove të dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit.

Përmes një reagimi, Spahia tha se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtohen viktimat e komunizmit, ndërsa në Shqipëri sipas tij glorifikohen figurat gjakatare.

Mes të tjerash demokrati thekson se po përdhoset dhe nëpërkëmbet qëllimisht kujtimi i viktimave të diktaturës, dinjitozë e guximtarë dhanë për atdheun tonë.

REAGIMI I SPAHIAS
Ndodh në SH.B.A.
Departamenti Amerikan i Shtetit: “Sot në Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit, ne kujtojmë ata miliona njerëz që humbën jetën nën regjimet shtypëse komuniste. Ne gjendemi pranë atyre që vazhdojnë të vuajnë në perpjekjet e tyre për liri që duhet ta gëzojnë të gjithë”.
Po në Shqipëri? Në Shqipëri pinjollët e diktaturës komuniste me paturpësinë më të madhe e në mënyrë kriminale glorifikojnë në mes të kryeqytetit tonë figura gjakatare te rregjimit më të egër komunist. Jo vetëm nuk kujtohen e nderohen vuajtjet e viktimave të komunizmit, siç ndodh në SH.B.A. por përdhoset e nëpërkëmbet qëllimisht kujtimi i tyre dhe kontributi i jashtëzakonshëm që ata individë të nderuar, dinjitozë e guximtarë dhanë për atdheun tonë. Le ti kujtojmë sot e përjetë e të frymëzohemi nga qendresa dhe sakrifica e tyre sublime.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb