TIRANE

Një çorbë të gatuar nga PD e LSI, i ka cilësuar kryetari i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla, debatet e lindura pas deklaratës së Greqisë për t’u zgjerua 12 milje në det. Balla tha se nuk ka marrëveshje mes dy vendeve dhe se grupi negociator po ndryshon për shkak të lëvizjeve që disa anëtarë kanë patur në pocizionet e tyre.

“Nuk ka një marrëveshje të re me Greqinë, sepse duhet ta sqarojmë për cdo qytetar shqiptar që mund të jetë ngatërruar në çorbën e gatuar prej PD apo LSI, sepse marrëveshjen bëhen mes shteteve. Marrëveshjet negociohen mes qeverive për muaj, vite dhe më pas firmosen në emër të qeverive dhe ratifikohen në parlamentet përkatëse. Për fat të mirë Shqipëria me Greqinë e të përcaktuar kufirin e saj që në vitin 1990. E vetmja tentativë për t’i bërë dëm Shqipërsë mban emrat e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Ndërkohë që diskutimet e karakterit politik që mund të zhvillohen në parlamentin e Greqisë, nga një ministër apo një kryeministër i vendit përkatës nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin që të ndodhë në vend.”u shpreh Balla, ndërsa komentoi edhe ndryshimet në grupin negociator.

“Nëse do t’i merrni emrat e anëtarëve të grupit negociator disa kanë ikur nga pozicionet që kanë patur, dhe padyshim këto ndryshime janë të domosdoshme”- vijoi më tej Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb