Pas konflikteve mbi emigrantët me qeverinë franceze, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni e ka quajtur Francën “agresive” dhe “të pakuptueshme” .

Gjatë kohëve të fundit Italia ka pranuar tre varka të OJQ-ve që shpëtonin emigrantët që kalonin nga Libia pasi i bllokoi për disa kohë, po ashtu njoftoi se Franca kishte rënë dakord të mirëpresë një tjetër anije, të quajtur Ocean Viking.

Por raportet tregojnë të kundërtën.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban falënderoi zonjën Meloni për ‘mbrojtjen e kufijve të Evropës’.

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, Meloni tha se ishte e tronditur nga reagimi agresiv dhe i pajustifikuar i Francës.

Komentet vijnë në mes të një lufte gjithnjë e më shpërthyese midis dy anëtarëve të Bashkimit Evropian për migracionin, të cilin qeveria e re e djathtë e Italisë është zotuar se do ta shtypë.

Franca deri më tani ka pezulluar një marrëveshje për të pranuar 3,500 emigrantë të zhvendosur nga Italia, dhe u ka kërkuar anëtarëve të tjerë të BE-së të bëjnë të njëjtën gjë dhe ka forcuar kontrollet në kufijtë e saj me Italinë.

Meloni ka paralajmëruar se nuk do të ishte e pranueshme që BE të izolonte Italinë, pasi vendi i saj kishte pranuar pothuajse 90,000 emigrantë këtë vit, ndërsa Ocean Viking, me 234 në bord, ishte varka e parë e shpëtimit e OJQ-ve që Franca kishte pranuar ndonjëherë.

Nga ana tjetër në Francë, presidenti Emmanuel Macron po përballet me presionin nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb