Historiani i njohur, Paskal Milo teksa komentoi ekspozimin e fotove të heronjve të Luftës së Dytë Botërore në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë tha se nëse do të ishin pyetur historianet në lidhje me këtë çështje, do ishin shmangur gabimet.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Milo nuk përjashton faktin se debati do të ishte prezent edhe nëse ata persona nuk do të ishin. Milo u shpreh se nderimi i heronjve të Luftës Antifashiste në 75-Vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë është një gjë e mirë, me të cilin duhet të ndihet mirë të gjithë shqiptarët. Sipas historianit duhet bërë një ndarje e qartë mes atyre të rinjve dhe të rejave që luftuan dhe dhanë jetën dhe asaj që ndodhi pas luftës.

“75-vjetori i Çlirimit është një ngjarje e rëndësishme që të gjithë, pavarësisht nga bindjet politike, duhet të ndihen mirë që vlerësohet lufta, rezistenca antifashiste. Sepse shumica e tyre ishin idealistë, dhe nuk ishin të gjithë komunistë. Nga kjo pikëpamje duhet të shpreh një nderim dhe respekt për ta. Vendosja e fotografive në Bulevard është mesazh i tillë. Ai bulevard mban emrin e tyre. Përtej kësaj ka ndodhur një lajthitje, një gabim, që do ta quaja kështu. Sot në institucionet tona, duhet të gjykojmë. U interesova të di se kush është marrë me listën e njerëzve që janë vendosur në Bulevard. U interesove në Institutin e Historisë që është i vetmi i specializuar për të vendosur mbi ngjarjet. S’më ka mbetur hatri që s’më pyetën dhe mua. Nëse do ishin pyetur historianët, specialistët, ata do ta kishin shmangur këtë gabim që qoftë me dashje apo pa dashje që u bë, ndikoi. Unë do them që sido që të ishte, sikur këta 3 persona mos të ishin vënë, prapë debati do të gjeneronte. Pse? Nuk do kishte debat se për çfarë përfaqësojnë ata të rinj dhe të reja, por për shkak të asaj që erdhën nga lufta dhe ata për objektiva aktuale politike. Kjo është një shenjë. Ky debat që bëjmë sot nuk është në thelb një debat i shëndetshëm. Ne duhet të mblidheshim për të argumentuar dhe për të mbledhur tezat tona në lidhje me dobinë e luftës. Pse duhet të harxhojmë kaq shumë nerva?!”, -tha Milo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb